KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Debati gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik
Politikë

Debati gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik

Kosova News
Kosova News 13:52 -22/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mënjëherë pas votimit të Projektligjit për Zyrtarë Publikë, ka filluar edhe shqyrtimi për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publikë.

Me të filluar ky shqyrtim, kryetari i Kuvendit, Glauk Konnjufca, njoftoi të pranishmit për vlerësimet e komisioneve për projektligjin në fjalë.

“Komisioni funskional për administratë ka shqyrtuar projektligjin për pagat në sektorin publikë dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij së bashku me amendamentet e propozuara dhe Komisioni për legjislacion ka vlerësuar se projektligji dhe amendamentet janë në pajtim me Kushtetutën  dhe me ligjet e zbatueshëm në Kosovë; Komisioni për Integrime Evropiane ka shqyrtuar d këtë projektligj dhe ka vlerësua se projektligji nuk rregullohet në mënyrë specifike përmes legjislacionit të BE-së, ndërsa Komisioni për Buxhet nuk e ka shqyrtuar projektligjin bashkë me amendamentet e propozuara, kurse Komisioni për të Drejtat dhe interesat e Komuniteteve  ka vlerësuar se ky ligj nuk i cenon dhe nuk prek të drejtat e komuniteteve”, sqaroi, mes tjerash kryeparlamentari Konjufca.

E lidhur me votimin të këtij projektligji deputeti Valon Ramadani, njëherësh kryetar i Komisionit për Administratë Publike, teksa arsyetoi raportin për projektligjin për paga në sektorin publikë, ftoi deputetët e Kuvendit që ta votojnë këtë ligj me amendamentet e propozuara.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se nuk kanë s’i ta mbështesim Ligjin për pagat pa e ditur vlerën e koeficientit.

Ai tha se Qeveria duhet të tregojë koeficientin për paga në këtë projektligj në të kundërtën, siç tha ai, ky ligj është mashtrim për zyrtarët publik.

Tahiri ka qenë i prerë duke thënë se për të marrë votën tonë ky ligj, dikush duhet të dalë e ta thotë se koeficienti minimal është 121 euro.

“Dhe nëse është 121 euro atëherë ka rritje goxha serioze, por nëse e bën 105 euro, 110 euro, atëherë është problem”, tha Tahiri i AAK-së.

Gjithashtu ai ka vlerësuar se koeficienti bazë  do të duhej të ishte 129 euro.

“Koeficienti do të duhej të ishte 129 euro për faktin se parashikimi dhe shuma e pagës së zyrtarit publik afrohet shumë me kërkesa të cilat janë edhe me mos-zvogëlimin e pagave”, tha Tahiri.

Kurse deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Ligji për pagat nuk e adreson në tërësi çështjen e rritjes së inflacionit. Ajo ka thënë se mbetet e paqartë se kur do të hyjë në fuqi ky ligj.

“Ka ngritje për disa kategori të caktuara. Kjo bëhet më skandaloze kur lexohet ligji ku thuhet se vlera monetare e koeficientit do të vendoset me ligjin për buxhetin. Ligji për buxhetin ka kaluar dhe nuk është përcaktuar shuma. Nëse votohet sot ky ligj kur do të hyjë në fuqi? Nëse votohet sot i bije që publikohet në gazetë zyrtare brenda këtij viti e hyn në fuqi më 1 shkurt. Por si e ka paraparë ministri i financave përcaktimin e koeficientit a do ta sjellë sërish në kuvend ligjin për buxhetin ende pa u bërë shpërndarja e mjeteve apo si. Pra është e paqartë se kur ky ligj do të hyjë në fuqi”, tha ajo.

Bajrami ka shtuar se duhet të ketë një koeficient bazë. Ndërsa ka deklaruar se ligji ka mangësi për policët dhe disa kategori të tjera.

Ajo ka kërkuar sqarime mbi vlerën e koeficientit, hyrjen në fuqi të ligjit e pagat, dhe ka deklaruar se pa këto sqarime LDK-ja nuk do ta mbështesë Ligjin për pagat.

“Paga e zyrtarëve publikë asnjëherë nuk do të dihet sa do të jetë vitin tjetër sepse ka mbetur subjekt i një vendimi të Qeverisë. Ne e kemi propozuar edhe në Komision por asnjë amandament i opozitës nuk është votuar. Gjëra të tilla s’kanë ndodhur asnjëherë në historinë e Kuvendit. Ky ligj lë shumë për të dëshiruar për policët, fakultetin e mjekësisë, shërbimin korrektues. Janë dëmtuar auditorët e brendshëm të cilëve u preket paga për rreth 45%. Shumë të meta që u votuan në Ligjin për zyrtarët publikë do të reflektohen në këtë ligj. Sot i nderuar kryeministër është mirë të sqaroheni me ministrin e financave dhe të na jepni një përgjigje se kur ky ligj do të hyjë në fuqi kur do ta caktoni vlerën monetare të koeficientit dhe a është e logjikshme që pagat në sektorin publik të lëvizin vit pas viti. Pa u adresuar këto çështje na vjen keq por nuk mund të japim mbështetje për këtë ligj”.

Ndërkaq deputeti Haxhiu (PDK), lidhur me Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, theksoi se ky ligj do të duhej të ishte një prej ligjeve më me rëndësi për punëtorët e  administratës publike, për shërbyesit civilë, për mësimdhënësit, për punëtorët shëndetësorë, për ushtarët policët, zjarrfikësit, etj.

Për fat të keq ky projektligj po vjen në votim duke shpërfillur të gjitha kërkesat e sindikatave dhe organizatave punonjëse që merren me pagë nga buxheti i shtetit.

Haxhiu shprehu shqetësimin për trajtimin nga deputetët e partive në pushtet në mospërfilljen e kërkesave të sindikatave, të organizatave e agjencioneve tjera të punëtorëve të sektorit publik.

Deputeti Haxhiu rikujtoi propozimin e dikurshëm të kryeministrit Kurti për shëndetësinë, për “qasjen e integruar në shëndetësi“, duke e vlerësuar këtë hap të qeverisë e të kryeministrit Kurti si farsë./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kosova News 22/12/2022 22/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?