KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Debat i ashpër për Kosovën në Gjermani, permendet edhe Xhafer Deva
Politikë

Debat i ashpër për Kosovën në Gjermani, permendet edhe Xhafer Deva

Kosova News
Kosova News 22:10 -08/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti Gjerman miratoi të premten vazhdimin e pjesëmarrjes së Bundeswehrit (Ushtrisë së Gjermanisë) në KFOR.

Kërkesa e Qeverisë gjermane u miratua me vota nga pozita, Partia Socialdemokrate, SPD Të Gjelbrit dhe Liberalët, FDP dhe opozita Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial-CDU/CSU.

Partitë e krahëve majtistë (Die Linke) dhe djathtistë (AFD) ishin kundër zgjatjes së mandatit.

Votimi për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë në Kosovë bëhet me votim të hapur me emër.

Nga 627 deputetët që dhanë votën, 526 votuan pro, 99 kundër dhe 2 abstenuan. Parlamenti gjerman ka gjithsej 736 deputetë.

Para votimit në Bundestag u bë një debat i fortë për sigurinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Ligjvënës nga partitë më të mëdha të Gjermanisë thanë se republikës kosovare duhet t’i qartësohet udha drejt Bashkimit Evropian.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të ndodhë në javët apo muajt në vijim dhe kjo do të jetë perspektiva e parë institucionale evropiane që i ofrohet Kosovës”, tha Voker Ullrich, deputet i partisë CDU.

“Dialogu Kosovë-Serbi duhet t’i ofrojë të dyja vendet drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian. Si qëndron situata për momentin, kjo është më reale për Kosovën sesa për Serbinë”, tha Ulrich Lechte, deputet i partisë FDP, pjesë e koalicionit qeverisës.

Ndërkohë, debat të ashpër ka nxitur deputetja majtiste Zaklin Nastiq, që e quajti Kosovën “shtet i dështuar” dhe i cili përkrah renovimin e shtëpisë dhe veprën e Xhafer Devës, të cilin e quajti kolaboracionist të nazistëve.

“Pikësëpari NATO-ja ndërhyri në Kosovë për të ndalur vrasjet masive dhe së dyti Millosheviqit iu tha “ose ktheja Kosovës autonominë, ose NATO duhet ta mbrojë Kosovën”, theksoi deputeti Josip Juratoviq, kur iu kundërpërgjigj Nastiqit.

Gjithashtu lexoni:

Sillen në gjykatore dy të akuzuarit për krime lufte

Ndërpritet sërish seanca e kuvendit, vazhdon të premten në orën 11:00

Kërçeli: Kujtim Shala po kërkon votat e LVV-së, pasi tha se është kundër bashkëpunimit me Kurtin

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe skandaloz, s’ka popull serb në Kosovë veç komunitet

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

TAGGED: debati, gjermanet, Parlamenti
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?