KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dardanet mposhten nga Portugalia
Sport

Dardanet mposhten nga Portugalia

Kosova News
Kosova News 16:30 -25/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave në grupmoshën nën 17-vjeç e ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 2 të Ligës A për kualifikimet t Kampionatit Evropian 2024.

Pas humbjes së thellë nga Finlanda (5:0), Dardanet e drejtuara nga Sanije Krasniqi patën paraqitje shumë më të mirë kundër nikoqirit të ndeshjeve të këtij grupi, Portugalisë, duke pësuar në fund humbje me rezultat të ngushtë, 1:0.

Portugezët e dominuan ndeshjen në kontrollin e topit, por Dardanet patën paraqitje shumë të mirë në mbrojtje, e në disa raste u shfaqën të rrezikshme edhe për portën kundërshtare.

Pjesa e parë u mbyll baras (0:0. Në pjesën e dytë Portugalia hyri në lojë edhe më e vendosur për të shënuar dhe në minutën e 64-t ia arriti këtij qëllimi, kur Rita Melo shënoi në portën e Leyla Gërvallës.

Pas pësimit të këtij goli, Kosova u përpoq ta barazonte rezultatin, por me gjithë presionin drejt portës kundërshtare dhe rasteve të krijuara nuk arriti të gjejë rrugën e golit.

“Sot ka qenë një lojë me një kundërshtar mjaft të fortë, me cilësi të barabartë me ekipin e Finlandës. Gjatë këtyre dy ditëve kemi punuar shumë në rigjenerim dhe komponim të lojës. Në këtë ndeshje kemi luftuar shumë, ku vajzat kanë vrapuar më shumë dhe kanë bashkëpunuar më mirë me njëra-tjetrën, gjë e cila shihet edhe prej rezultatit ku pësuam vetëm një gol. Kemi pasur edhe ne rastet tona, por të cilat nuk i konkretizuam. Përkundër humbjes, jam e kënaqur me atë çfarë kanë treguar vajzat gjatë tërë 90 minutave të lojës, për çka edhe i përgëzoj, duke pasur parasysh cilësinë e kundërshtarit”, ka theksuar përzgjedhësja Sanije Krasniqi.

Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij grupi Kosova e zhvillon pas tre ditësh kundër Islandës.

Portugalia – Kosova 1:0

Stadiumi: ‘Cidade do Futebol’ në Oeiras

Gjyqtare: Sofik Torosyan, Liana Grigoryan (Armeni), Katrine Stensholm Wulff (Danimarkë)

Kartonë të verdhë: Núria Ribeiro (68′), Matilde Vaz (74′), Caetana Vicente (90+2) – Elonë Bytyqi (44′), Aurora Mulliqi (45+2).

Golashënuese: Rita Melo (64′)

Portugalia: Rafaela Mendonça, Vitória Leite, Caetana Vicente, Cintia Martins, Rita Melo,Carolina Simões, Sofia Liu (Joana Valente,Int), Luena Ferreira, Vitória Coelho (Matilde Vaz,Int), Núria Ribeiro dhe Joana Reis ( Ana Carolina Sá, 85′)

Kosova: Leyla Gërvalla, Ramize Orana (Emine Verbovci, 90+4′), Aurora Mulliqi, Mirjeta Januzi, Elona Paci, Ela Raka (Agnesa Krasniqi,61′), Riga Kallaba, Liza Hoxha, Aurela Imeraj, Viola Nuha (Loela Ahmeti,61′) dhe Elonë Bytyqi (Elsa Terstena, 88′).

Gjithashtu lexoni:

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Kosova News 25/02/2024 25/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?