Danimarka dhe Sllovenia kanë ndarë pikët në “MHPArena” pas një ndeshjeje të luftuar në xhiron e parë të Grupit C në Euro 2024.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-1.
Danezët nisën ndeshjen me një dominim të qartë, duke krijuar disa raste të rrezikshme për shënim. Pavarësisht këtyre mundësive, ata arritën të konkretizojnë vetëm një herë. Goli i vetëm i pjesës së parë ka ardhur në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur Christian Eriksen ka mposhtur nga afërsia portierin slloven, Jan Oblak, duke i dhënë Danimarkës një avantazh të hershëm.
Në pjesën e dytë, Sllovenia ka pasur një fytyrë krejtësisht tjetër, duke qenë më kërkuese dhe duke krijuar disa raste për shënim. Presioni është shpërblyer në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, kur Janza ka realizuar një gol të bukur me një goditje të fortë nga distanca.
Danimarka në epërsi pas pjesës së parë
Danimarka është në epërsi 1-0 ndaj Sllovenisë pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së parë të Grupit C në Euro 2024.
Danezët kanë dominuar nga fillimi duke kanë krijuar disa raste të rrezikshme për shënim, por kanë konkretizuar vetëm një herë.
Goli i vetëm i pjesës së parë ka ardhur në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur Christian Eriksen e ka mposhtur nga afërsia portierin, Jan Oblak.
Në dispozicion të dy skuadrave janë edhe dyzet e pesë minutat e pjesës së dytë.


