KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Danezi Peter Due, shef i ri i UNMIK-ut në Kosovë
Lajme

Danezi Peter Due, shef i ri i UNMIK-ut në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:00 -13/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë të ditur e ka emëruar Peter N. Due nga Danimarka si përfaqësuesin e tij të ri special dhe shef të UNMIK-ut në Kosovë.

Due pason Caroline Ziadeh nga Libani.

Peter Due sjell në këtë pozicion 30 vjet përvojë të gjerë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Që nga viti 2019, ai ka shërbyer si drejtor për Azinë dhe Paqësorin në departamentet e çështjeve politike dhe të ndërtimit të paqes dhe operacioneve të paqes. Më parë, ai ishte drejtor për Azinë, Lindjen e Mesme, Evropën dhe Amerikën Latine në Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse (2015-2019).

Due shërbeu gjithashtu si përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm dhe shef i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd (2013-2015) dhe ishte zyrtar i çështjeve politike me UNMIK-un në Prishtinë.

Në Nju Jork, pozicionet e tij kanë përfshirë gjithashtu shef zyre/asistent special i nënsekretarit të përgjithshëm për operacionet paqeruajtëse (2009-2013), udhëheqës ekipi për Afrikën Perëndimore (2008-2009) dhe udhëheqës ekipi për Evropën dhe Amerikën Latine (2008).

Përveç detyrave të tij me Kombet e Bashkuara, Due shërbeu në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës, në Kopenhagë dhe në Eritrea.

Due ka një diplomë bachelor dhe një diplomë master në Filozofi, Politikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Oksfordit, Mbretëria e Bashkuar; një diplomë D.E.S. (M.A.) në marrëdhënie ndërkombëtare nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Gjenevë, Zvicër; dhe një diplomë Cand. Mag. (M.SC.) në shkenca sociale dhe filozofi nga Universiteti i Kopenhagës, Danimarkë.

Përveç gjuhës së tij amtare daneze, ai flet anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Kosova News 13/11/2025 13/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?