Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, ka thënë se deri në orën 09:00 ka pasur dalje më të ulët se në zgjedhjet e vitit 2019.
Sipas tij, në Probishtip ka pasur dalje më të madhe për zgjedhjet presidenciale, ndërsa në Krivogashtani ka pasur dalje më të madhe për zgjedhjet parlamentare, shkruan Alsat.mk
Dalja më e madhe e votuesve është regjistruar në njësinë zgjedhore numër 3, ndërsa më e ulëta është regjistruar në njësinë zgjedhore numër 6.
Njësia Zgjedhore numër 1 4.85%
Njësia Zgjedhore numër 2 3.64%
Njësia Zgjedhore numër 3 6.26%
Njësia Zgjedhore numër 4 5.52%
Njësia Zgjedhore numër 5 4.41%