KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dalin pamje të reja të politikanit serb, vajza e tij: Është i helmuar, ka mbetur i palëvizshëm
Lajme

Dalin pamje të reja të politikanit serb, vajza e tij: Është i helmuar, ka mbetur i palëvizshëm

Kosova News
Kosova News 21:43 -04/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Politikani serb Nikolla Sanduloviq ka marrë lëndime të rënda nga rrahja që i është bërë nga BIA serbe, për shkak se nderoi komandantin legjendar Adem Jashari. E bija e tij, Klara Sanduloviq ka rrëfyer për gjendjen e të atit për mediumin kroat “Slobodna Dalmacija”.

Mediumi kroat nis shkrimin së pari duke treguar për agjentët e BIA-s të cilët hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq dhe e morën “për ta marrë në pyetje”.

Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Nikola Sanduloviq është “kthyer në shtëpi në gjendje të keqe” të enjten pasdite. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta, ka rrëfyer Klara Sanduloviq.

“Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt”, rrëfen e bija e Sanduloviq.

“Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq, dhe ajo sapo kuptoi më të keqen – këtë mëngjes ajo po priste në VMA (spitalin në Beograd), që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ‘nën mbrojtjen e sherbimit ushtarak’ dhe ate informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja është i palëvizshëm, gjithçka duket sikur është helmuar.”, pohon Klara Sanduloviq.

Vajza e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, për shkak të gjithë situatës u largua urgjentisht nga Spliti, ku kishte ardhur për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e saj, për t’u kthyer në Beograd për të ndihmuar të atin.

Kjo nuk është hera e parë që Nikola Sandulović është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar tashmë një herë, dy vjet më parë.

Një herë i është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë në Senjak, ndërsa një herë tjetër, në fillim të vitit 2010, nën xhip i është vendosur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi, Sanduloviq u plagos rëndë, ndërsa tre shoqëruesit e tij u plagosën lehtë. Katër persona u akuzuan për tentativë vrasjeje dhe krime të tjera të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa në gjykimin, i cili përfundoi me aktgjykim fajtor dhe disa vite burg, pati edhe një përleshje mes Sanduloviqit dhe njërit prej të akuzuarve i cili erdhi në dëgjime nga liria. Megjithatë, ai vendim u anulua në gjykatën më të lartë të apelit në Beograd, kështu që pritet një vendim i ri gjyqësor, vijon raportimin mediumi kroat.

Politikani serb u rrah brutalisht pasi bëri homazhe në Prekaz, reagon deputetja britanike Alicia Kearns

Pamje nga gjendja e tij:

Quick update on Nikola Sandulovic, the chairman of the Republican Party of Serbia.

I just received photos and videos of @Sandulovic_N's while he was being released from the hospital.

As per his wife's account, Nikola was kidnapped yesterday and held at Savska 35, Beograd 11108,… pic.twitter.com/x9qgS5Qfa2

— Evi Kokalari (@KokalariEvi) January 4, 2024

Gjithashtu lexoni:

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet

Takimi Kurti – Hamza, nga Qeveria tregojnë se çfarë u diskutua

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Kosova News 04/01/2024 04/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet
15:47 -09/06/2025
Takimi Kurti – Hamza, nga Qeveria tregojnë se çfarë u diskutua
15:45 -09/06/2025
Dogana sekuestron 180 palë veshmbathje të kontrabanduara dhe të falsifikuara
15:38 -09/06/2025
Ish-ministri i Jashtëm gjerman kërkon rikthimin e shërbimit ushtarak dhe përfshirjen e grave në ushtri
15:35 -09/06/2025
Fairphone 6 zbulohet para lansimit zyrtar
15:31 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?