KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Daçiq: BE-ja po e rrit presionin ndaj Serbisë duke e përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në bisedimet për anëtarësim
Politikë

Daçiq: BE-ja po e rrit presionin ndaj Serbisë duke e përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në bisedimet për anëtarësim

Kosova News
Kosova News 15:28 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se Brukseli është duke e rritur trysninë ndaj Serbisë pas kërkesës zyrtare për ta futur Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën Beogradi nuk u pajtua, në kornizën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Tani po përpiqeni t’ia impononi Serbisë një detyrim përmes Bashkimit Evropian dhe Kapitullit 35, që nëse dëshiron të bëhet anëtare, duhet të ketë të ashtuquajturin zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe pjesën e marrëveshjes me të cilën nuk u pajtua”, tha Daçiq për TV Pink.

Ai tha se Serbia nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.

“Me deklaratën gojore të presidentit të Serbisë, ai u shkëput nga disa formulime që sugjerojnë se kjo është një lloj njohjeje e Kosovës dhe se jemi dakord që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, tha Daçiq.

Më 3 shkurt, Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ia dorëzoi Këshillit të BE-së propozimin për ta ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok, duke e futur Kapitullin 35.

Me këtë propozim, detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe nga Aneksi i zbatimit të saj, të miratuar marsin e kaluar në Ohër, janë formalisht pjesë përbërëse e procesit të negociatave për anëtarësim ndërmjet Beogradit dhe Brukselit.

Dhjetorin e kaluar, Këshilli i Ministrave kërkoi nga Komisioni që në negociatat e anëtarësimit ndërmjet Beogradit dhe Brukselit të përfshihen detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, shkruan REL.

Kapitulli 35 i kornizës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, që quhet “çështje të tjera”, në rastin e Serbisë përfshin edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Për të vëzhguar përparimin në normalizimin e marrëdhënieve, ky kapitull ishte ndër të parët që u hap – më 14 dhjetor 2015.

Më 27 shkurt 2023, Serbia dhe Kosova e arrtin Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve. Një muaj më vonë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ato u pajtuan edhe për Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Gjithashtu, u dakordua që këto dokumente të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Serbisë dhe të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Që nga viti 2011, Serbia dhe Kosova kanë zhvilluar një dialog për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, me ndërmjetësimin e BE-së.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia refuzon ta pranojë.

aKryeministri Albin Kurti ka reaguar pas përballjes së mbrëmshme me Serbinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka thënë se fjalimi i tij i djeshëm në OKB ka forcuar përkushtimin e tij që të përkushtohet ndaj të drejtave të njeriut.

Kurti ka theksuar se Kosova do të jetë e përkushtuar të sigurojë që rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës të mbrojë të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi. Ndërkaq serbët të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë.

“Fjalimi im në KS të OKB-sw. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?