KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cristiano Ronaldo planifikon të pensionohet tek Al Nassr, flet për largimin nga përfaqësuesja
Sport

Cristiano Ronaldo planifikon të pensionohet tek Al Nassr, flet për largimin nga përfaqësuesja

Kosova News
Kosova News 09:10 -27/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Skuadra arabe Al Nassr pritet të jetë e fundit në karrierën e superyllit Cristiano Ronaldo. Portugezi 39-vjeçar ka thënë se nuk e di nëse do t’i japë fund karrierës si futbollist së shpejti apo do të luajë edhe dy apo tre vjet. Por ka lënë të kuptohet se nuk planifikon të luajë për ndonjë skuadër tjetër në pjesën e mbetur të karrierës.

Në fund të vitit 2022, Ronaldo firmosi me klubin arab, pas karrierës impresive në Evropë.

“Nuk e di nëse do të pensionohem së shpejti, për dy apo tre vjet. Por me gjasë do të pensionohem tek Al Nassr. Jam shumë i lumtur në këtë klub, ndihem shumë mirë në këtë vend po ashtu. Më pëlqen të luaj në Arabinë Saudite. Dua të vazhdoj”, ka thënë Ronaldo në një intervistë për “NOW”.

Pas karrierës si futbollist, Ronaldo nuk planifikon të punojë si trajner.

“Është vështirë të mendoj se do të jem trajner një ditë. Në mendjen time nuk e konsideroj që të jem kryetrajner i ndonjë ekipi. As që e mendoj këtë. E shoh të ardhmen duke bërë gjëra jashtë futbollit”, ka thënë Ronaldo.

Me 212 ndeshje për Portugalinë, Ronaldo është bindshëm lojtari me më së shumti paraqitje ndërkombëtare. Ai është pjesë e Portugalisë prej 20 gushtit të vitit 2023. Së fundi luajti në Evropian, por pa shkëlqyer. Por Ronaldo do ta veshë sërish fanellën e vendit të tij. Ndeshjet e radhës së Portugalisë janë në shtator, ndaj Kroacisë e Skocisë.

“Kur të largohem nga ekipi nacional nuk do t’i them askujt paraprakisht. Do të jetë vendim spontan, por vendim i menduar shumë mirë”, ka thënë Ronaldo  për mediumin portugez.

“Aktualisht ajo që dua është të jem në gjendje të ndihmoj ekipin nacional në ndeshjet e ardhshme. Kemi Ligën e Kombeve përpara dhe unë vërtet dëshiroj të luaj”,  ka shtuar Ronaldo.

Pra, ai do të luajë për Portugalinë të paktën edhe në ndeshjet e vjeshtës që vjen.

Me 130 gola, Ronaldo është fuqishëm në krye të listës së realizatorëve më të mirë në futbollin ndërkombëtar. Pasi shpërtheu te Sportingu, Ronaldo bëri emër te Manchester Unitedi e më pas te Real  Madridi. Luajti edhe për Juventusin, ndërsa kishte edhe periudhë të dytë, jo të lavdishme si të parën, te Manchester Unitedi. Tani po shkruan histori në Arabinë Saudite.

Gjithashtu lexoni:

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Kosova News 27/08/2024 27/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?