KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bie edhe në Kosovë
Ekonomi

Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bie edhe në Kosovë

Kosova News
Kosova News 08:41 -27/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë treguar një tendencë stabilizimi dhe rënie gjatë këtij viti, pas periudhës së rritjes së shpejtë si pasojë e agresionit rus dhe sanksioneve ndërkombëtare. Këtë e shpjegon edhe ekonomisti Sejdi Rexhepi, në një intervistë për Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rexhepi deklaroi se çmimet janë reflektim i kërkesës së tregjeve ndërkombëtare dhe produkteve të saj.
“Çmimet janë reflektim i kërkesës së tregjeve ndërkombëtare dhe produkteve të saj. Në çmimin e naftës kemi të bëjmë me specifika më të veçanta që lidhen me aspektin gjeopolitik ndërkombëtar, të cilat në realitet kanë ndikuar tek ndryshimet e çmimeve gjatë tre katër viteve të fundit. Kishim një periudhë kur, si rezultat i agresionit rus dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, çmimet patën një tendencë rritjeje, të cilat u reflektuan në ato çmime që ishin, por fatmirësisht përballë sanksioneve dhe reduktimit të sasisë së prodhimit të naftës nga Rusia, prodhuesit e tjerë të vendeve të tjera arritën të rrisin prodhimin për nivelin e kërkesës. Në këtë mënyrë u mbyll hendeku i kufizimeve që u vendosën,” ka deklaruar Rexhepi për EO.

Ai shton se vitet 2024 dhe 2025 po i karakterizon stabilizimi i çmimeve dhe një tendencë e lehtë rënie.
“Në këto vitet e fundit, në veçanti viti 2024, vërehet një tendencë stabilizimi të çmimeve me tendencë rënie, që është rezultat i shumë faktorëve. Mund të jetë si rezultat i rritjes së ofertës, por edhe si rezultat i trendeve zhvillimore në nivel botëror, si pasojë e krizave politike dhe konflikteve tregtare, të cilat ndikojnë në tendencën për investime dhe zhvillim, ose ngadalësojnë ritmin e kërkesës për produktet e naftës që shkojnë në industrinë përpunuese. Në veçanti, ka ndikuar gjetja e burimeve alternative në industrinë e automobilave. E shohim tek tregu kinez, evropian dhe amerikan, ku kërkohet më pak energji nga nafta, duke e zëvendësuar atë me produktet e automjeteve që përdorin energji alternative, në këtë rast energji elektrike, që zvogëlon në masë të konsiderueshme kërkesën e ardhshme”, tha Rexhepi.  
Sipas Rexhepit, edhe Kosova do të ndjejë ndikimin e këtyre zhvillimeve, por paralajmëron se institucionet duhet të monitorojnë tregun për të siguruar që çmimet të pasqyrojnë rënien globale dhe të parandalohet mbajtja e çmimeve të larta nga ndërmjetësit.

“Kjo ka bërë që çmimi i naftës të ketë tendencë për rënie, me një lloj stabilizimi gjatë këtij viti. Sigurisht, Kosova është pjesë e tregut ndërkombëtar, furnizimin e bën nga furnitorët ndërkombëtarë dhe çmimi hyrës do të jetë në kuotat ndërkombëtare, gjë që do të reflektohet edhe në çmimin që del në tregun tonë. Këto ndryshime që lidhen me çmimet nuk reflektohen menjëherë në tregun lokal, për arsye se ndërmjetësuesit dhe tregtarët mund të kenë rezerva të furnizuara me çmime më të larta, dhe në momentin kur të furnizohet me çmime të reja, efektet nuk do të reflektohen menjëherë. Pres që ato të reflektohen, dhe nëse kjo nuk ndodh, institucionet përgjegjëse do të reagojnë, sepse në natyrë të bizneseve tentojnë të përfitojnë edhe nga kjo mënyrë, duke mbajtur çmimin më të lartë”, theksoi ekonomisti

- Reklamë -

Gjithashtu lexoni:

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

Kosova News 27/10/2025 27/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?