Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e sotme (e diel), raporton KosovaNews.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për shitjen e naftës i lejuar për sot, është 1,76 euro për litër. Pra, është nj
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për shitjen e naftës i lejuar për sot, është 1,76 euro për litër. Pra, është një centi më lirë se dje.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të dielën, është 1.40.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,72.
Çmimet e lartcekura vlejnë për sot (23 tetor) dhe janë valide deri kur publikohet çmimorja e re./KosovaNews/



