KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Pochettinos, ai ka 15 trofe të fituar në karrierë
Sport

Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Pochettinos, ai ka 15 trofe të fituar në karrierë

Kosova News
Kosova News 22:50 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Chelsea mund të vendosë për ndërprerjen e bashkëpunimit me Mauricio Pochettinon në fund të sezonit, në rast se performancat e tyre nuk përmirësohen në vazhdim.

“Blutë e Londrës” raportohet se do të bëjnë një lëvizje për Massimiliano Allegrin në fund të këtij edicioni në rast se italiani vendos të largohet nga Juventusi.

Pochettino po përballet me një presion të lartë në “Stamford Bridge”, për shkak se argjentinasi nuk ka arritur të nxjerrë më të mirën nga ekipi që ka në dispozicion.

“Blutë e Londrës” kishin shfaqur shenja përmirësimi gjatë javëve të fundit me paraqitjet e tyre ndaj Tottenhamit dhe Manchester Cityt, duke treguar se ata kanë një kalibër lojtarësh që mund të luftojnë kokë më kokë me ekipet më të mira të Ligës Premier.

Sidoqoftë, humbja me rezultat të thellë 4-1 ndaj Newcastle e shfaqi versionin më të keq të ekipit.

Të besuarit e Pochettinos nuk kishin fuqi për të reaguar ndaj sulmeve të njëpasnjëshme të Neëcastle dhe hasën në vështirësi për të krijuar raste shënimi.

Kjo humbje e lë Chelsean në pozitën e dhjetë në Ligën Premier dhe ata duhet që urgjentisht t’i rikthehen rezultateve pozitive në rast se dëshirojnë kualifikimin në garat evropiane.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, “Blutë e Londrës” do të konsiderojnë një lëvizje për Allegrin gjatë verës në rast se vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me Pochettinon.

Trajneri i Juventusit është duke konsideruar largimin nga Serie A në fund të këtij sezoni, në kërkim të sfidave të reja në karrierë.

Allegri ka shijuar suksese të mëdha gjatë karrierës së tij, duke fituar 15 trofe dhe duke fituar një reputacion të madh në botën e futbollit.

Ky sukses i tij po shërben si ‘kambanë alarmi’ për shumë ekipe të cilat janë interesuar për situatën e 56-vjeçarit, duke përfshirë edhe Chelsean.

Ai ka oferta edhe jashtë Evropës pasi edhe klubet e Lindjes së Mesme kanë shprehur interesimin e tyre për shërbimet e tij, por tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në fund të sezonit.

 

 

 

 

Gjithashtu lexoni:

Carlo Ancelotti emërohet trajner i ri i Brazilit

Dëmtohen Vinicius dhe Lucas Vasquez

Kosova e bronztë në evropianin e karatesë

Konfirmohen dy emrat e parë që do të largohen në verë nga Interi

Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!

Kosova News 30/11/2023 30/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025
18:55 -12/05/2025
Kërkesa për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës, reagon ZRrE
18:55 -12/05/2025
Carlo Ancelotti emërohet trajner i ri i Brazilit
18:09 -12/05/2025
Dëmtohen Vinicius dhe Lucas Vasquez
18:07 -12/05/2025
Hargreaves pas takimit me Kurtin: Të formohet Qeveria sa më shpejt dhe të zhbllokohen fondet
18:01 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?