Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, sot ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Këtë e ka bërë të ditur Vuçeviq në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Qeverinë e Serbisë.
Për të marrë këtë vendim, përveç të gjitha ngjarjeve në vend në muajt e fundit Millosh Vuçeviq i cili vie pikërisht nga qytetit i Novi Sadit është nxitur edhe nga incidenti i natës së mbrëmshme në Novi Sad, ku një studente ishte plagosur rëndë, e cila u sulmua nga grupe radikale të Partisë Progresive Serbe (SNS) .
Mirëpo vala e dorëheqjeve në Serbi tashmë ka vazhduar edhe me kryetarin e qytetit të Novi Sadit Milan Gjuriq i cili këtë njoftim e dha vetëm një orë pas dorëheqjes së kryeministrit serb Millosh Vuçeviq.
Ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet t’i drejtohet popullit serb në një paraqitje publike në orën 8 të mbrëmjes së sotme.
Millosh Vuçeviq përpara se të bëj kryeministër vitin e kaluar, ka qenë ministër i mbrojtjes në qeverinë e mëparshme.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti vitin e kaluar e kishte akuzuar direkt udhëheqësinë serbe në përfshirjen e tyre në sulmin terrorist në Banjskë.
Kurti pati thënë se sulmin terrorist të 24 shatatorit të vitit 2023 ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit e kreu “Klani i Novi Sadit i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq”.
“Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin” shkroi Kurti në facebook.
Por në Novi Sad nuk operon vetëm “Klani i Novi Sadit”, pas hulumtimve ekskluzive të publikuara në portalin KosovaNews në qershorin e vitit 2023 e ku si pasojë e këtyre hulumtimeve Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ua anuloi certifikatat e bizneseve televizionit Klan Kosova dhe Art Motion pasi në to pronarët e këtyre kompanive përdoren pasaporta të jashtëligjme të Serbisë me adresë “Peç Srbija” e “Djakovica Srbija”.
Por më pas në tetorin e po atij viti portali Kosova News zbuloi se pikërisht pronari i televizionit Klan Kosova, Kushtrim Gojani me pasaportë serbe kishte hapur kompaninë “Art Motion Platforma” me adresë në Novi Sad të Serbisë.


M 9 shtator 2023, REM – Rregullatori i Mediave në Serbi (sikurse KPM tek ne) i ka dhënë “Art Motion Platforma” dy liçenca për kanale sportive në kabllor, kjo mund të shihet tek kjo vegëz e REM-it serb.
Është interesant se selia e kompanisë serbe “Art Motion Platforma” në Novi Sad është në të njëjtën adresë si kompania “Granolia DOO” e cila merret me tregtinë e drithrave, ku sipas regjistrit tregtar serb është në pronësi të Esat Bojkut nga Peja.

Kujtojmë se pas sulmit terroristë të 24 shtatorit 2023 ku u vra polici hero Afrim Bunjaku, pikërisht në qytetin e Novi Sadit u shfaqen billborde të cilët glorifikonin terroristët e vrarë më 24 shtator nga Policia e Kosovës.

Këto përmbajtje propagandisitke depërtuan edhe në ekranet e vogla të qytetarëve të Kosovës përmes ArenaSport, të cilën e transmeton ArtMotion dhe kabllorë tjerë që këtë progrmacion e blejnin nga Devollët dhe operatori mts DOO – degë e Telekom Serbia në Kosovë.


