KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çështja e Xhafer Devës, sot dorëzohet padi ndaj ambasadorit gjerman, Jorn Rohde
Politikë

Çështja e Xhafer Devës, sot dorëzohet padi ndaj ambasadorit gjerman, Jorn Rohde

Kosova News
Kosova News 17:22 -11/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pasardhës i Xhafer Devës, Valdet Deva, ka thënë se sot do të dorëzojë një padi kundër ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në një gjykatë të të Berlinit.

Ai tha se padia është për shpifje ndaj figurës së Xhafer Devës.

“Sot dorëzohet padia ndaj Ambasadorit Gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, për shpifje të rëndë ndaj figurës së Xhafer Devës. Padia dorëzohet në Gjykatën e Berlinit, Gjermani. Ambasadori ka vazhduar me akuza te rrejshme dhe te pabaza ndaj figurës së Xhafer Devës dhe ka marrë rolin e guvernorit duke na treguar se si të veprojmë me punët tona të brendshme. Është për keqardhje që as Ambasadori Rohde, e as kolegët e tij në Serbi, nuk reaguan kaq ashpër kur festohen dhe përkujtohen Drazha Mihajlovici ose Slobodan Milosevic, të cilëve edhe përmendore u kanë ngritur në shume vende në Serbi”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot dorëzohet padija ndaj Ambasadorit Gjerman ne Prishtine, Jörn Rohde, për shpifje të rëndë ndaj figurës se Xhafer Devës. Padija dorëzohet ne Gjykatën e Berlinit, Gjermani. Ambasadori ka vazhduar me akuza te rrejshme dhe te pabaza ndaj figurës se Xhafer Devës, dhe ka marr rolin e Guvernorit duke na treguar se si të veprojmë me punët tona të brendshme. Është për keqardhje qe as Ambasadori Rohde, e as koleget e tij në Serbi, nuk reaguan kaq ashpër kur festohen dhe përkujtohen, Drazha Mihajlovici ose Slobodan Milosevic, te cilëve , edhe përmendore u kanë ngritur në shumë vende në Serbi!

Është Turp i madh për Qeverinë tonë që nuk ishin në gjendje as një fjalë ta thonë për këto akuza të pabaza, për ti treguar krejt botës se Shqiptarët mbrojnë te vërteten dhe figurat me eminente te Historisë tone Kombëtarë!

Dëshmitarët janë të ftuar sipas padisë, z. Jusuf Buxhovi, i cili nuk heziton ta thotë dhe ta shkruan historinë ashtu siç është, e jo si e ka porositur Serbia. Gjithashtu ftohet z. Faton Bislimi, ish deputet në Parlamentin e Republikës se Kosovës, njeri i cili dita ditës bënë shumë për Kosovën tonë dhe popullin tonë!

Duhet cekur, se ne gjithmonë si popull do të jemi në miqësi te afërt me shtetin Gjerman, dhe nuk harrojmë ndihmën qe na u dha kur patëm nevojë me se tepërmi, por Ambasadori Gjerman Rohde, ka treguar qartë, se është duke i shërbyer dikujt tjetër, dhe jo Shtetit dhe popullit bujar Gjerman!

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 11/01/2023 11/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit
12:57 -25/07/2026
Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?