KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çështja e regjistrimit të popullsisë, Kurti: Për herë të parë secili komunitet do të ketë regjistruesin prej komunitetit që i përket
Politikë

Çështja e regjistrimit të popullsisë, Kurti: Për herë të parë secili komunitet do të ketë regjistruesin prej komunitetit që i përket

Kosova News
Kosova News 18:53 -15/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me të rinjtë e komunitetit rom, ngjarje kjo e zhvilluar nën organizimin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti shprehu falënderimet për kontributin e dhënë nga ky komunitet në Republikën e Kosovës.

Në këtë tryezë, u diskutua për sfidat, mundësitë e komunitetit rom, për prioritetet për vitin 2024, aktivitetet të cilat janë zhvilluar gjatë vitit, si dhe çështja e punësimit, për të cilën është krijuar platforma për praktikë me pagesë përmes “Kosovo Generation Unlimited”, e cila ka si synim që 15% e praktikantëve të jenë nga komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria ka investuar 200 mijë euro në qendra mësimore si ndihmë për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian.

Ai përmendi dhe të arriturat me rëndësi si ndarjen e mjeteve buxhetore për rinovimin dhe ndërtimin e 618 shtëpive të komuniteteve, prej të cilave përfiton edhe komuniteti rom. 

Nga grantet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, 146 familje rome kanë përfituar teknikë të bardhë, mobilje, pako higjienike e ushqimore, dhe mbështetje për biznese si dhe për përdorimin e gjuhës rome është mundësuar që Strategjia dhe Plani i Veprimit për Rini të përkthehet edhe në gjuhën rome, ashtu që të arrihet konsultimi i plotë me të rinjtë e Kosovës.

Gjithashtu shtoi se janë ndarë bursa për 500 nxënës të këtyre komuniteteve në shkollat e mesme, ndërsa për studentët në universitete publike janë ndarë 55 bursa.

Me këtë rast, teksa foli edhe për çështjen e regjistrimit të popullsisë e cila do të nisë në muajin prill të vitit të ardhshëm, kryeministri potencoi se për herë të parë secili komunitet do të ketë regjistruesin prej komunitetit që i përket ashtu që bashkëbisedimi të jetë efikas dhe sa më dashamirës.

“Duam që të sigurohemi me këtë rast, që të drejtat e garantuara me Kushtetutë, t’i gëzojmë edhe siç ju takon, si në nivelin lokal edhe në atë qendror, të gjitha komunitetet, e jemi të përkushtuar që komuniteti rom të jetë i përfshirë në procesin e regjistrimit deri në maksimum”, përfundoi kryeministri Kurti.

Në përfundim, ai u shpreh se edhe përkundër sfidave dhe vështirësive që hasin ky komunitet, ato do t’i përballojnë së bashku. 

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Haxhiu: Mostrat për rinumërim nuk janë zgjedhur në mënyrë rastësore

Shifra shqetësuese në Ferizaj: 44 aksidente trafiku për shtatë ditë, 20 shoferë ndëshkohen me pezullim të patentës

Siguria në sezonin turistik në Shqipëri: 1600 policë shtesë, bashkëpunim edhe me Kosovën

Policia gjobit tre shoferë për tejkalime të rrezikshme në Klinë

Kosova News 15/12/2023 15/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
57%
3 km/h
Tue
29 °C
Wed
30 °C
Thu
30 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Zëdhënësi i interesave të Iranit, Dritan Goxhaj, i lexoi kërkesat e protestuesve sot
22:50 -22/06/2026
Aty ku nisi e gjitha” – Fisnik Asllani rikthehet në rrënjët e tij me një postim emocionues (FOTO)
22:20 -22/06/2026
Rexhepi përfaqëson Kosovën në Sesionin e 13-të të SEECP PA në Sofje
21:58 -22/06/2026
Erdogan i thotë presidentit iranian të jetë i kujdesshëm ndaj përpjekjeve për të sabotuar bisedimet e paqes
21:30 -22/06/2026
Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia jep detaje
20:46 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?