KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë
Rajon

Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë

Kosova News
Kosova News 23:30 -07/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria është duke u përgatitur për nisjen e bisedimeve me Greqinë për arritjen e një kompromisi për dërgimin e çështjes së përcaktimit të kufirit detar, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka bërë të ditur të shtunën, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Të dy vendet kanë më shumë se dy vjet që kanë rënë dakord për t’ju drejtuar një gjykate ndërkombëtare, pasi përpjekjet e mëhershme për një zgjidhje bilaterale nuk çuan në një rezultat.

Xhaçka ka shpjeguar se po vijon puna teknike që do të çojë në negociatat e reja me Greqinë, synimi i të cilave këtë herë është që palët të bien dakord për pyetjet që do t’ia shtrojnë Gjykatës, apo pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre, për të cilat duhet të kërkojnë interpretimin e Gjykatës.

Për të hyrë në këto bisedime, siç bëri të ditur Xhaçka, do të duhet që të merret autorizimi nga presidenti Bajram Begaj, për t’i dhënë plotfuqinë grupit negociator.

Pak javë më parë gjatë vizitës së tij të dytë në Tiranë brenda disa muajve, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, pati nxitur përshpejtimin e procesit për arritjen e kompromisit për dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Xhaçka ka deklaruar se me Greqinë po diskutohet një paketë çështjesh.

“Jemi duke diskutuar se si do të punojmë bashkërisht për të tejkaluar dhe adresuar shumë probleme që kemi trashëguar nga e kaluara, çështje që janë në interes të të dy vendeve tona. Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe zgjidhur të gjithë gamën e çështjeve që janë ende të pazgjidhura. Nuk bëhet fjalë vetëm për delimitimin e hapësirës detare, por dhe për çështje të tjera të trashëguara, siç është shfuqizimi i të ashtuquajturit ligj të luftës, si dhe efekteve juridike që rrjedhin prej tij, sa i takon të drejtave të pronësisë, por dhe çështjet e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, këtej dhe andej kufirit”, ka bërë të ditur Xhaçka duke njoftuar se “kemi punuar dhe kemi përfunduar, e janë për t’u ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për riparimin dhe mirëmbajtjen e piramidave kufitare dhe për incidentet kufitare”./VOA

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 07/01/2023 07/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?