Policia e Kosovës i ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media në Ferizaj se dyshohet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.
Hoxha dhe Çerkini nuk treguan emrat e të arrestuarve, por thanë se të gjithë prej tyre kanë të kaluar kriminale.
“Disa nga të arrestuarit kanë pasur të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar në të kaluarën për raste në lidhje me prirje ekstremiste”, tha Hoxha.
“Për çështjen e terrorizmit duhet ta shohim pastaj sepse hetimet duhet të vazhdojnë tutje për ta vërtetuar këtë punë, por janë persona të dyshuar, të rrezikshëm, të cilët ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje, e kanë planifiku dhe po ashtu e kanë ekzekutuar”, tha ai.
“Nga ajo që kemi deri më tani, nuk kemi ndonjë provë që grupi lidhet me ISIS-in apo ndonjë organizatë ekstremiste”, ka deklaruar kryeprokurori Çerkini.