KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani përkujton masakrat e Grashticës, Nakaradës, Dragaqinës dhe Sopijës
Siguri

Osmani përkujton masakrat e Grashticës, Nakaradës, Dragaqinës dhe Sopijës

Kosova News
Kosova News 13:49 -21/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar 21-vjetorin e masakrave të kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile shqiptare në Grashticë, Nakaradë, Dragaqinë dhe Sopijë.

“21 prilli i vitit 1999, një ditë, katër vendndodhje, një krim nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë. Në të njëjtën ditë, në pjesë të ndryshme të Kosovës, forcat kriminale serbe vranë me gjakftohtësi dhjetëra civilë të pafajshëm, duke lënë pas vetëm dhimbje, kujtime dhe thirrjen për drejtësi, e cila nuk ka pushuar asnjëherë”, ka shkruar presidentja Osmani.Në Grashticë të Prishtinës, nga një kolonë e gjatë e të zhvendosurve nga fshatrat e Gollakut që po përpiqeshin të shpëtonin, u vranë mizorisht 60 burra. Trupat e tyre u hodhën në lumë, një përpjekje makabre për t’i zhdukur gjurmët e krimit. Në Nakaradë të Fushë Kosovës, 16 burra dhe djem të familjes Mirena u ndanë nga të afërmit e tyre dhe më pas u vranë brutalisht. Në Dragaqinë të Suharekë, 11 civilë shqiptarë u torturuan mizorisht e më pas u hodhën në pus, i cili u mbush me mbetje ndërtimore. Krimi u mbulua fizikisht, por kurrë nuk u harrua. Ndërkaq në Sopijë të Suharekës, u vranë 7 anëtarë të familjes Ilazi dhe një i familjes Sopa,  viktima të një dhune që synonte zhdukjen e tërë brezave, ka kujtuar e para e shtetit.”Këto nuk janë vetëm ngjarje të së kaluarës. Janë plagë të gjalla në kujtesën e Kosovës. Plagë që kërkojnë drejtësi. Plagë që na obligojnë të mos harrojmë kurrë. I përhershëm qoftë kujtimi për martirët”, ka shkruar tutje Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Kosova News 21/04/2025 21/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme
19:09 -08/06/2026
Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%
18:53 -08/06/2026
Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota
18:36 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?