Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se kanë nisur punimet për restaurimin e shtëpisë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880, e cila është një prej shtëpive më të vjetra të qytetit.
“Vëmendje e veçantë për trashëgiminë kulturore të kryeqytetit. Po e restaurojmë shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë.
E ndërtuar në vitin 1880, në memorien kolektive të banorëve njihet si një prej shtëpive më të vjetra të qytetit. Punimet tashmë kanë nisur”, ka thënë ministri Çeku.