Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, njofton se së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë vizituar sot familjen e kompozitorit Akil Koci.
Çeku, në një postim në Facebook, të shoqëruar edhe me foto, thotë se ishte kënaqësi t’i dëgjosh kujtimet e kompozitorit Koci, nga Prizreni e Sarajeva, deri te Londra ku jeton për kohë të gjatë.
“Sokoli e Mirusha, Kënga e Rexhës, Zambaku i Prizrenit janë vetëm disa nga krijimet e shumta të kompozitorit të madh shqiptar Akil Koci. Sot, bashkë me Kryeministrin Kurti ishim te familja Koci. Kënaqësi t’i dëgjosh kujtimet e tij nga Prizreni e Sarajeva, deri te Londra ku jeton për kohë të gjatë”, shkruan ministri Çeku.


