KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çeku: Dështimi spektakolar i qeverisjes në Prishtinë është dështim i Lumirit
Politikë

Çeku: Dështimi spektakolar i qeverisjes në Prishtinë është dështim i Lumirit

KosovaNewss
KosovaNewss 20:57 -28/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se dështimi “spektakolar” i qeverisjes në kryeqytet është dështim i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Për nisjen e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, Çeku ka shkruar në Facebook se Abdixhiku është dashur të turpërohet, duke thënë se “ai po mbron paligjshmëritë dhe paralajmëron vazhmdiesi të keqqeverisjes edhe për një mandat”.

Punimet të hënën nisën pavarësisht ndalimit nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore. Ministri në detyrë ka shtuar se mbrojtjen e ligjshmërisë, Abdixhiku po tenton ta shesë si bllokadë politike.

“Dështimi spektakolar i qeverisjes në Prishtinë, në fakt, është dështim i Lumirit. Dhe pafytyrësia në këtë rast po merr dimension të ri. Në vend që të turpërohet nga kjo, ai mbron paligjshmëritë dhe paralajmëron vazhdimësi të keqqeverisjes edhe për një mandat. Përralla elektorale e Lumir-Përparimit është kjo: nuk arritëm të bëjmë ndonjë punë të vlefshme për katër vite, por fajet i ka qeveria. Me shumë zhurmues të sponsorizuar po mendojnë që qytetarët do ta besojnë përrallën. Mbrojtjen e ligjshmërisë po tentojnë ta shesin si bllokadë politike. Ne nuk do të heqim dorë për asnjë çmim nga mbrojtja e ligjshmërisë; as nuk e kemi këtë të drejtë. Të gjitha provat për shkelje ligjore dhe keqpërdorim të buxhetit të shtetit nga komuna i kemi dorëzuar në institucionet e drejtësisë. Çdo vonesë për t’i adresuar këto shkelje do t’i kushtojë rëndë buxhetit e kryeqytetit”, ka deklaruar tutje ai.

Sipas Çekut, kreut të Prishtinës, Përparim Rama, Abdixhiku i vjen në ndihmë “sa hërë që Përparimi e bën fort bërllok punën”.

“Sa herë që Përparimi e bën fort bërllog punën, në ndihmë i vjen Lumiri. E para, sepse janë bashkë në marifetet e tyre të kundërligjshme, dhe e dyta, sepse e kanë nisur fushatën për Prishtinën, po e përgatisin mashtrimin e radhës. Por, ka një arsye edhe më të madhe. Në fakt, Lumiri është duke e mbrojtur veten. Sepse ishte ai që para afër katër vitesh e solli arkitektin nga Londra dhe u tha qytetarëve të Prishtinës votojeni sepse ky do ta zhvillojë kryeqytetin. Për të gjithë propagandistët, dua të bëj një sqarim. Ligji parasheh që për investime brenda zonave të mbrojtura, duhet të merret edhe pëlqimi i autoriteteve të trashëgimisë kulturore. Këtij detyrimi ligjor i nënshtrohen të gjithë, edhe komunat e institucionet e tjera, përfshi vet Ministrinë e Kulturës për investimet e saj”, ka shtuar ai.

Çeku ka bërë thirrje për respektim të ligjeve dhe të procedurave.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

KosovaNewss 28/04/2025 28/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Inspektorati i Punës: Subjekti ku u shemb vinçi s’ishte inspektuar më parë
19:10 -28/07/2026
Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë
18:38 -28/07/2026
Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër
18:16 -28/07/2026
Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit
18:05 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?