KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Byrnes: UÇK-ja s’arriti asnjëherë të ketë strukturë të unifikuar të ushtrisë
Siguri

Byrnes: UÇK-ja s’arriti asnjëherë të ketë strukturë të unifikuar të ushtrisë

Kosova News
Kosova News 12:15 -27/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes pohoi se është e drejtë të thuhet që UÇK-ja në fakt se arriti që ta këtë asnjëherë një strukturë të unifikuar të ushtrisë.

Ky vlerësim i Byrnes erdhi gjatë përgjigjeve në kundërpyetjet e avokatit të Veselit, Ben Emmerson.

Sa i takon rolit të Veselit ai tha se funksioni i tij ishte si ministri e jashtme që duhej të komunikonte me ndërkombëtaret dhe ishte pjesë e një grupi që punonin në diasporë.

“Më sa kisha kuptuar unë ai ka qenë pjesë e këtij grupi. Grupi i personave që punoni në diasporë, kryesisht në Zvicër. Xhavit Haliti ishte një prej personave të tjerë edhe shumë të tjerë syresh të cilët udhëheqja e LPK-së kishte vendosur që t’i rikthente në rajon në mënyrë që të shfrytëzonin këto mundësi që në njëfarë forme të krijonin njëfarë udhëheqje, udhëheqje politike.  Udhëheqje ndaj policisë rajonale. Pra, në thelb kjo ishte analiza jonë”, tha ai.

Byrnes tha se nga këta persona që sipas tij kanë qenë të pabindur përpiqeshin të krijonin një ushtri koherente që mund të kontrollohej dhe përfaqësohej.

“Ne besonim dhe përpiqeshim që nga këta persona të pabindur, nga kjo milici të krijonim një ushtri koherente, tamam një ushtri që ishte në gjendje të kontrollohej por edhe të përfaqësohej  prej tyre përpara komunitetit ndërkombëtare”, tha ai.

Ndërsa për UÇK-në në tërësi pohoi se në thelb mbetet një grup i personave të pabindur që drejtoheshin nga komandantet e zonave të cilët kishin shumë pak kontroll nga Shtabi i Përgjithshëm.

“Po. Por, do të shtoj diçka që në fakt është analiza ime që mund ta kem pasuruar me informacione që i kam marrë pas luftës nga persona që dinin më shumë seç dija unë, persona të zonës që dinin më shumë seç dija unë. Po i referohem si zona të milicisë unë këtyre. Kishin marrëdhënie të ndryshme me shtabin e UCK-së qendrorin”, tha Byrnes.

Ai tha se këto marrëdhënie vareshin nga burimet që kishin zonat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Këto marrëdhënie vareshin në burimet, veçanërisht me kanë thënë e edhe disa prej kolegëve të mi iu kanë thënë se komandantët e zonave si Ramush Haradinaj, Remi në zonën e Llapit se ata kishin burimet e veta. Kishin vetë financim që iu vinte nga donatorët. Nuk e di se kush ishin këta dhe nga ishin, por kishin armë në zonën e Llapit. Veçanërisht, Remi dhe zëvendësi i tij, Nuredin Ibishi na kanë thënë se ata i blinin armët nga një kolonel në Nish. Disa nga zonat e tjera nuk i kishin të njëjtat mundësi. Qoftë për shkak të vendndodhjes gjeografike apo që nuk kishin financim nga donatoret. Pra, zonat e pasura ishin më të pavarura dhe me të shkëputura nga Shtabi i Përgjithshëm”, tha ai.

Ai pohoi se funksioni i dyfishtë mendonin që kishte ky grup në të cilin përshihej edhe Veseli ishin dërguar në Kosovë që të krijonin një strukturë komanduese qendrore e që nuk u arrit asnjëherë dhe varej më shumë nga zonat.

“Unë do thoja që deri në mars të 1999-tës të paktën ngeli në punë e sipër kjo gjë”, tha ndër tjerash dëshmitari.

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 27/03/2024 27/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?