Dy buallica janë arratisur nga një fermë dhe sot në mëngjes janë parë duke ecur rrugëve të qytetit të Prishtinës, dhe atë deri në qendër.
Kafshët kanë bërë një ecje lirshëm rrugëve për së gjati të kryeqytetit nga Fakulteti i Filologjisë e deri te objekti i Ministrisë së Arsimit.
KosovaNews ka siguruar pamje ku shihen buallicat duke defiluar nëpër kryeqytet.
Këto kafshë që tani janë të pakta në vendin tonë, kanë ngritur edhe kureshtjen e qytetarëve kalimtar të rastit, të cilën bënin edhe fotografi.


