Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ka njoftuar se Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e “Kohës”, është emëruar kryetare të KMSHK-së.
Duke u bazuar në statutin e KMSHK-së dhe me votat e shumicës së mediave anëtare, Brikenda Rexhepi është emëruar në pozitën e kryetares, thuhet në njoftim.
“Bazuar në statutin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe me votat e shumicës së mediave anëtare, znj. Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e Kohës, është zgjedhur kryetare e KMShK-së”- njofton KMSHK.
Mandati i saj është njëvjeçar.


