KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Brenda dy dite Posta e Kosovës rikthen në funksion të plotë zyrën postare që u sulmua me bombë në Zveçan
Siguri

Brenda dy dite Posta e Kosovës rikthen në funksion të plotë zyrën postare që u sulmua me bombë në Zveçan

Kosova News
Kosova News 21:14 -02/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Posta e Kosovës ka njoftuar  qytetarët se zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të të gjitha riparimeve të nevojshme, si pasojë e dëmtimit nga sulmi i fundit.

Me përkushtim dhe profesionalizëm, kemi realizuar restaurimin e plotë të infrastrukturës, duke përfshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona.

Ky rikthim konfirmon misionin tonë të palëkundur për të ofruar shërbime postare të sigurta, të besueshme dhe të vazhdueshme, duke iu përgjigjur nevojave të qytetarëve me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel, duke reflektuar përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pavarësisht sfidave.

Në këtë zyrë, qytetarët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh postare dhe financiare jo-bankare, duke përfshirë:

✔ Dërgesat postare (brenda vendit dhe ndërkombëtare)
✔ Shërbimet postare të regjistruara dhe Express (dërgesave online, Vula apostile, shërbimi i aplikimit të shtesave për fëmijë)
✔ Shërbimet financiare jo-bankare (pagesa të faturave komunale dhe të ndryshme, tërheqje parash, pagesa të kredive, aplikim për kredi dhe shërbime të tjera jo-bankare nëpërmjet Postës)
✔ Shpërndarja dhe pranimi i pakove, pullat postare e shumë shërbime tjera
✔ Shërbimet e Telekom/Vala: mbushje elektronike, pagesa të telefonisë mobile, fikse, kartela gërvishtëse etj.

Për më shumë informata rreth shërbimeve tona gjeni linqet në vijim:

https://postakosoves.com/sherbimet/
https://postakosoves.com/sherbimet-financiare/ 

Për t’ju shërbyer sa më mirë, zyra postare Zveçan-2 do të jetë e hapur çdo ditë pune, nga e hëna deri të shtunën, sipas orarit:

E hënë – E premte: 09:00 – 16:00
E shtunë: 09:00 – 16:00

Posta e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për institucionet përgjegjëse për mbështetjen e dhënë, si dhe për punonjësit tanë, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim kanë kontribuar në rikthimin e plotë të kësaj zyre. Një falënderim i veçantë shkon edhe për qytetarët për besimin dhe solidaritetin e tyre.

Në përputhje me vizionin tonë për një shërbim modern, efikas dhe të pandërprerë, Posta e Kosovës do të vazhdojë të investojë në zhvillimin dhe përmirësimin e rrjetit postar, duke garantuar që çdo qytetar të ketë qasje të barabartë në shërbime cilësore dhe të sigurta, kudo dhe për këdo.

Posta e Kosovës – Me përkushtim në shërbim të qytetarëve!

Gjithashtu lexoni:

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Kosova News 02/04/2025 02/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
09:03 -10/07/2026
Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun
08:28 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?