KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmi i sirianit me thikë në Francë, fëmijët e sulmuar në gjendje stabile
Botë

Sulmi i sirianit me thikë në Francë, fëmijët e sulmuar në gjendje stabile

Kosova News
Kosova News 10:51 -09/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Katër fëmijët të cilët u goditën me thikë në një park në Annecy, në juglindje të Francës, tani janë në një gjendje të qëndrueshme, thanë zyrtarët për BBC.

Fëmijët nga një deri në tre vjeç po trajtohen në spital.

Policia arrestoi sulmuesin me thikë, pasi ai hyri në një kënd lojërash për fëmijë për ta kryer sulmin.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë britanik trevjeçar, ndërsa një tjetër holandez. Dy të rritur gjithashtu u plagosën.

I dyshuari, siç ka konfirmuar Policia, është një sirian 31-vjeçar, i cili kishte statusin e refugjatit në Suedi.

Deputeti rajonal, Antoine Armand, e përshkroi sulmin si “të neveritshëm” dhe tha se autoritetet po hetonin, por dinin “shumë pak”.

Pamjet video të sulmit të ngarkuara në mediat sociale – tepër grafike për t’u transmetuar – tregojnë një shesh lojrash të vogël, ku jeta po vazhdon normalisht. Fëmijët vrapojnë përreth dhe prindërit e kujdestarët e tyre janë aty. Pastaj, hyn një burrë me thikë dhe shumë shpejt dëgjohen britma.

Kryeministrja franceze, Élisabeth Borne dhe ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, shkuan në vendin e sulmit. Borne tha në një konferencë për shtyp se sulmuesi “nuk ka të dhëna kriminale apo psikiatrike”.

Ndërkaq, prokurorja e Annecy, Line Bonnet-Mathis, u tha gazetarëve se sulmi nuk kishte motive terroriste.

Policia thotë se i dyshuari ka statusin e refugjatit në Suedi dhe së fundmi ka ardhur në Francë, duke lënë pas një grua dhe një vajzë trevjeçare. Në një kërkesë të pasuksesshme për azil vitin e kaluar për statusin e refugjatit në Francë, ai tha se ishte një krishter sirian.

Gjatë incidentit, sulmuesi thirri emrin e Jezu Krishtit.

Pamje tronditëse nga Franca, sulmuesi sirian me thikë në dorë sulmon fëmijët dhe kalimtarët në park (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)

​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes

Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën

Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban

Kosova News 09/06/2023 09/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?