KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bosnja alarmon për praninë e rusëve të “Wagner”-it dhe “Ujqve të Natës”
Rajon

Bosnja alarmon për praninë e rusëve të “Wagner”-it dhe “Ujqve të Natës”

Kosova News
Kosova News 15:56 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e grupit mercenar rus “Wagner”, “Pjesëtarë të Lëvizjes Çetnike” dhe anëtarët e klubit rus të motoçikletave “Ujqit e Natës” do të marrin pjesë në festimin e Ditës së Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës më 9 janar.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë ministri i Sigurisë së Bosnje e Hercegovinë, Selmo Cikotiq, duke theksuar se bëhet fjalë për të dhëna nga strukturat e inteligjencës dhe sigurisë.

“Këto janë grupe pak a shumë ekstreme dhe radikale, të cilat janë prezentë në këtë zonë prej kohësh dhe presim që të jenë aty më 9 janar. Me sa di unë, asnjëri prej tyre nuk e ka bërë të ditur këtë zyrtarisht”, ka thënë Cikotiq.

Në Republikën Sërpska, një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë, 9 janari festohet si Dita e Republikës Sërpska edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës e ka shpallur atë datë jokushtetuese në dy raste.

Festimi qendror me një paradë formale do të mbahet në lindje të Sarajevës, ndryshe nga vitet e kaluara kur 9 janari u festua në Banjallukë.

Të premten, më 6 janar, Cikotiq i dërgoi një letër komandantit të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë, Anton Wessely, në të cilën ai paralajmëron kërcënimet e sigurisë në lidhje me përkujtimin e 9 janarit në zonën e Sarajevës.

Në letër, ai deklaroi se informacioni i disponueshëm nga strukturat e inteligjencës dhe sigurisë tregonte “prani të mundshme të disa grupeve radikale dhe ekstremiste nga entiteti i Republikës Sërpska, Serbisë dhe Rusisë”.

Ai ka kujtuar edhe reagimet e shoqatave të veteranëve në kantonin e Sarajevës, të cilët e konsiderojnë këtë ngjarje të papranueshme, duke qenë se festimi i kësaj date është shpallur jokushtetues.

Cikotiç tha se ai pret që “EUFOR të marrë masa për të siguruar funksionimin ligjor dhe kushtetues të të gjitha institucioneve, si dhe paqen dhe sigurinë në Bosnje Hercegovinë”, thuhet në deklaratë.

“Kam paralajmëruar për praninë e tyre sepse besoj se është më mirë të parandalohet, e ndoshta të mos u lëmë disa organizatave qytetare që të vendosin rendin. EUFOR-i ka rritur monitorimin e situatës në atë zonë”, theksoi ai.

Autoritetet e Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb, miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje e Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjë-Hercegovinës.

Qëllimi ishte që ajo pjesë e Bosnjë-Hercegovinës t’i aneksohej Jugosllavisë, e cila në atë kohë po shpërbëhej. /REL

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?