Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim ambasadorin e Irlandës për Hungarinë dhe Kosovën, Ragnar Almqvist, i shoqëruar nga Bence László Gonda.
Sipas njoftimit nga MKT-ja, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Irlandës në fushat e kulturës dhe turizmit, si dhe për zhvillimin e iniciativave të përbashkëta që promovojnë vlerat kulturore dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.
Bogujevci theksoi rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për avancimin e kulturës dhe turizmit, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat nga Irlanda.


