Nga ora 10:00 hyrjet kryesore për në Prishtinë janë bllokuar për qarkullim nga maunat e bizneseve.
Qarkullimi do të jetë i ndaluar për çdo automjet deri në orën 12:00.
Përmes bllokimit të rrugëve bizneset po kundërshtojnë kalimin në tregun e lirë energjetik.
E një veprim i tillë ka përplasur punëtorë të bizneseve me zyrtare policorë e po ashtu edhe qytetarë të cilët kanë tentuar të frekuentojnë këto rrugë.
Kjo protestë që mbahet nën organizimin e Odës Ekonomike, ka qëllim për të bllokuar hyrjet kryesore të Prishtinës, nga ora 10:00 deri në 12:00, në shenjë kundërshtimi ndaj liberalizimit të tregut të energjisë elektrike që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor,