KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Botë

Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

KosovaNewss
KosovaNewss 17:55 -01/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu të mërkurën vendosmërinë për arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, që të përfshijë lirimin e pengjeve që Hamasi mban në Gazë dhe tha se e vetmja pengesë për të realizuar këtë “është Hamasi”.

Në një takim me presidentin izraelit Isaac Herzog në Tel Aviv, sekretari Blinken tha se “koha është tani” për të vepruar lidhur me propozimin për armëpushim.

Zoti Blinken u takua gjithashtu me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i bëri thirrje për të mundësuar dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë.

“Ndërsa vazhdojmë pa ndërprerje përpjekjet e vendosura për të arritur armëpushimin që do t’i kthente pengjet në shtëpitë e tyre, ne duhet të përqendrohemi gjithashtu tek njerëzit në Gazë që po vuajnë nga ky konflikt i shkaktuar nga Hamasi”, tha ai.

Diplomati i lartë amerikan i ka bërë vazhdimisht thirrje Hamasit të pranojë propozimin e armëpushimit gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon që përfshinte edhe ndalesa në Arabinë Saudite dhe Jordani.

Vizita e tij në Tel Aviv është ndalesa e fundit e këtij udhëtimi, i shtati që kur filloi kriza pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Presidenti Herzog tha se kthimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi “është dhe duhet të jetë përparësia kryesore e komunitetit ndërkombëtar”.

Pas takimit, zoti Blinken foli me familjet e pengjeve që po demonstronin jashtë, të cilët mbanin shenja dhe hidhnin slogane për kthimin e pengjeve.

“Sjellja e të dashurve tuaj në shtëpi është në qendër të gjithçkaje që po përpiqemi të bëjmë”, tha ai.

Hamasi besohet se ende mban rreth 100 pengje, së bashku me eshtrat e rreth 30 të tjerëve, pasi mori peng rreth 250 persona në sulmin e 7 tetorit në Izrael, ku militantët vranë 1200 persona.

Kundërofensiva e Izraelit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 34,500 personave, rreth dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, që kontrollohet nga Hamasi./VOA

Gjithashtu lexoni:

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër

JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin

Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

Zelensky: Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

KosovaNewss 01/05/2024 01/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?