KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blindohet Tirana, policia merr masa të rrepta sigurie për Samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rajon

Blindohet Tirana, policia merr masa të rrepta sigurie për Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kosova News
Kosova News 08:40 -06/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zhvillohet sot në Shqipëri samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku liderët e bllokut 27 vendesh dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen së bashku me zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian. Qeveritarët e kanë konsideruar një ditë historike për vendin, pasi për herë të parë në Tiranë do të mbahet një samit i përmasave të tilla.

Temat kryesore të tij do të jenë te lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

Një pjesë e liderëve ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar të hënën, një ndër to, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndonëse deklaroi pak ditë më parë se nuk do të vinte në samit, pasditen e së hënës bëri konfirmoi pjesëmarrjen.

Policia publikon masat, rrugët që do të bllokohen dhe oraret

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë duke “blinduar” kryeqytetin. Një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara dhe ka devijim të rrugës edhe për disa akse interurbane të Tiranës.

Policia e Tiranës bën të ditur se bllokimi i lëvizjes në këto akse do të nisë nga ora 06:00, e mëngjesit të së martës deri në orën 18:00.  Në disa rrugë u vendos perimetër sigurie, që në datën 5 dhjetor në orën 14:00.

Samiti i së martës do të zhvillohet mes protestave të drejtuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzon qeverinë Rama për korrupsion dhe se nuk bën asgjë për të parandaluar emigracionin masiv.

Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë. Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën, kreu demokrat  ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Rrugët e bllokuara

Përpos rrugëve brenda kryeqytetit, ditën e sotme kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të ketë bllokim ose devijim të rrugës edhe për disa akse interurbane të Tiranës.

Policia e Tiranës bën të ditur se bllokimi i lëvizjes në këto akse do të nisë nga ora 06:00, e mëngjesit të së martës deri në orën 18:00. 

Akset që do të bllokohen janë:

– Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;

– Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;

– Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;

– Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.

Gjithashtu, njoftohet se të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara.

Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve. Automjetet që nuk janë larguar do të spostohen me mjete ngritëse, nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.

Për mjetet e emergjencave mjekësore dhe ato të emergjencave civile, nuk do të ketë pengesa, përveç kontrolleve nga punonjësit e Policisë, në perimetrin e sigurisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se të gjitha mjetet e emergjencave që do t’u duhet të lëvizin në drejtim të QSUT-së dhe spitalit “Shefqet Ndroqi”, duhet të ndjekin unazën lindore, kur vijnë nga juglindja, për të vijuar nga Shkoza-Kryegjyshata Botërore-Farka-Sanatoriumi-Kodra e Priftit-QSUT.

Gjithashtu, emergjencat mjekësore që vijnë të Spitali i Traumës, nga veriu dhe jugu, gjatë kohës së bllokimit të akseve rrugore, të ndjekin akset alternative: “Paskuqan-rruga “Azem Galica”-shinat e trenit-Spitali i Traumës” dhe “Rruga e Shkodrës-rruga “Petrit Radovicka”-rruga “Gjergj Legisi”-rruga “Lord Bajron”-Spitali i Traumës”.

Devijim të rrugës do të ketë edhe për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit. Rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”.

Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës” dhe për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.

Gjithashtu lexoni:

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

POLICIA: Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Kosova News 06/12/2022 06/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?