KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Bjeshkët e Nemuna”, Aliu: Prerja e pyjeve do të lejohet sipas planifikimeve
Ekonomi

“Bjeshkët e Nemuna”, Aliu: Prerja e pyjeve do të lejohet sipas planifikimeve

Kosova News
Kosova News 16:23 -07/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë raportimit para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim u shpreh se kërkesat e banorëve në zonën e Parkut Kombëtar janë respektuar. Gjatë shqyrtimit të Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Aliu tha se në zonën e dytë të këtij parku do të lejohet prerja e pyjeve, por duhet të jetë e planifikuar.

Aliu theksoi se brenda parkut nacional motiv kryesor i planifikimit të shfrytëzimit të të mirave të natyrës është mbrojtja e natyrës.

Drafti i planifikimit hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” Aliu tha se e ka gjetur të gatshëm, dhe me disa ndryshime tashmë ndodhet në Kuvend për votim.

Sipas tij, hapësira për ndërtim sipas planifikimit hapësinor është mjaftë e madhe.

“Kur flasim për lejet ndërtimore për legalizimin, për prerjen e pyjeve, për pronat të gjitha këto kanë të bëjnë me ligje të ndryshme, por ligji bazë është për mbrojtjen e natyrës dhe zonimet nuk kanë domosdo të bëjnë me pronat private, në rast se bie ndonjë zonë e caktuar që studimi e ka përcaktuar si vlerë strikte atëherë ajo shpallet si kategori e parë dhe shpronësohet, dhe fatmirësisht në këtë zonim të parkut nacional nuk kanë raste të tilla, këtu jemi mbase me fat. Zonat e dyta dhe të treta ato jodomosdshmërisht mund të jenë vetëm në zonat private, ndonëse është synuar të kihen parasysh pronat private. Hapësira totale e zonave ku lejohet ndërtimi është mjaftë e madhe, nga vështrimi im personal është mjaftë e madhe ka qenë edhe më e madhe është zvogëluar në zonën ku është, nëse do e bënim ne do të kishim me i bërë të gjitha zonat private ndërtim brenda parkut dhe krejt pronat private me qenë ndërtim atëherë i bie që të kemi aq shumë ndërtim sa që më shumë se sa që kemi qytete zona urbane brenda territoreve të komunave ku përfshihet parku”, tha Aliu.

Ministri gjatë raportimit u shpreh se në zonën e dytë të parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna” do të lejohet prerja e pyjeve e cila duhet të jetë e planifikuar sipas ligjit.

“Sa i përket prerjes së pyjeve edhe në pyje private në zonat e dyta do të mund të lejohet prerja dhe ajo prerja bëhet në bazë të planit të prerjes që në bazë të ligjit të ri do të jetë kompetencë e kombinuar në bazë të Agjencisë të pyjeve dhe autoriteteve të pakut, ku autoritet e parkut i përcaktojnë kriteret e qarta të mbrojtjes së natyrës në bazë të të cilave bëhen planet e menaxhimit të pyjeve”, u shpreh ministri Aliu.

Lidhur me kërkesën e banorëve për mos vendosje të laurës, deputetja Fitore Pacolli kërkoi të di se banorët e kësaj ane a do duhet ta paguajnë hyrje-daljen.

E ministri Aliu tha se do të vendosen kufizime, por të cilat nuk do të vlejnë për banorët, pasi ata nuk do të paguajnë hyrje-daljet.

“Parqet nacionale nënkuptojnë mbrojtjen niveli i mbrojtjes nënkupton edhe kufizimet natyrisht që kufizimet nuk do të vlejnë për banorët, banorët e zonës do të kenë qasje sepse jetojnë në atë pjesë dhe për sa i përket banorëve qasje në parkun nacional do të jetë si në pronën e shtëpinë e tyre, por duhet të kihet parasysh se shfrytëzimi i parkut nacional duhet t’i ketë edhe kufizimet e veta. Absolutisht jo”, theksoi Aliu.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, u shpreh i interesuar të di se sa janë marr parasysh kërkesat e banorëve të zonës në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Aliu u përgjigj se banorët fillimisht e kanë kundërshtuar shpalljen e “Bjeshkëve të Nemuna” si park nacional, por që sipas tij kërkesat e banorëve janë respektuar. Madje, theksoi se 10.6% e gjithë territorit të këtij parku është zonë ndërtimi.

“Që nga momenti kur është shpall parku nacional ka pas ankesa dhe kundërshtime nga ana e banorëve, ka pasur kundërshtime për shpalljen e parkut nacionale e para dhe e dyta pastaj ka ardhur koha e planifikimit në të cilat kanë qenë ato diskutime ku kërkesat e banorëve kanë qenë që ata me pas të drejtë ndërtimi në pronat e veta. Pra të gjitha pronat private që janë atje kanë kërkuar të kenë mundësinë ndërtimi, kjo kërkesë ka shkuar deri në atë masë ka qenë kërkesë që çdo pronë private që ndodhet atje që duhet të lejohet të ndërtohet. Janë respektuar kërkesat e banorëve dhe pronat private brenda parkut nacional që nuk janë pyje, janë zona të hapura dhe në të cilat mund të ndërtohet dhe janë futur brenda zonave të treta me një parim të përgjithshëm është respektuar ky parim në një draft ka shkuar madje edhe në variant ku edhe pyjet prona private që kanë qenë pyje janë planifikuar që edhe ato të ndërtohen…Sot kemi arritur që 10.6 e gjithë territorit të pakut nacional është zonë ndërtimi”, theksoi ai.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu pyeti për kapacitet inspektuese për të parandaluar degradimin në parqet nacionale.

Ministrit Aliu u shpreh se si ministri e Mjedisit nuk kanë aktualisht kapacitet inspektuese për kontrollim të prerjes së pyjeve, por po shpresojnë që me Ligjin e ri të Prerjes së Pyjeve të ketë mundësi shtimit të kapaciteteve.

“A ka sot kapacitet ministria ta kontrolloj prerjen e pyjeve, aktualisht jo shpresoj që me ligjin e ri të prerjes së pyjeve do të mund të shtohen kapacitetet, sepse do të kemi kapacitete të kombinuara të të dyja ministrive”, tha ai.

Qeveria e Republikës së Kosovës, vitin e kaluar ka miratuar Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Aliu: S’duhet prerë pyje për të ndërtuar lagje brenda Parkut Nacional, Ligji i definon edhe zonat e mbrojtura

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 07/02/2023 07/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?