Komuna e Gjilani ka njoftuar që bizneset shqiptare nga Turqia janë shprehur të gatshme të investojnë në Gjilan.
Përmes një posti në Facebook, bëhet e ditur se Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit, i ftoi bizneset shqiptare e turke që të vijnë e investojnë në Anamoravë.
“Prioritet i kryetarit Hyseni dhe komunës është zhvillimi ekonomik. Kemi politika tërheqëse lokale për thithjen e investimeve. Pas përfundimit të procedurave do të bëhet edhe Zona Ekonomike, ku bizneset do të kenë të gjithë infrastrukturën adekuate”, tha Morina Bunjaku.
Ndërsa, Gokhan Biçen, kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Turqi, tha se janë të interesuar për investime në fushën e prodhimit në komunën e Gjilanit.
“Kanë ardhur rreth 20 përfaqësues të bizneseve shqiptare nga Turqia me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, u shpreh Biçen.


