KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bizneset njoftohen për qasjen në financa për energjinë e gjelbër
Ekonomi

Bizneset njoftohen për qasjen në financa për energjinë e gjelbër

Kosova News
Kosova News 14:01 -04/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

MCA Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), kanë mbajtur një sesion informues me bizneset, institucionet financiare dhe organizatat e ndryshme në Kosovë, mbi qasjen në financa për projektet e energjisë së gjelbër.

Sesioni ofroi informacione për ndihmën teknike që bizneset mund të marrin dhe se si mund të shfrytëzojnë asistencën e MCA Kosova, si hap lehtësues për të siguruar kapital investimi nga Banka Amerikane për Zhvillim (DFC).

 “ACFD është një mundësi shumë e mirë për Kosovën! ACFD krijon një platformë formale për të optimizuar dhe organizuar bashkëpunimin dhe i mundëson partnerit tonë lokal, MCA-Kosovës, të lehtësojë dhe mundësojë investimet e Bankës Amerikane për Zhvillim (DFC) që ndryshe nuk do të ishin të realizueshme,” tha Alexander Dixon, Drejtor i Lartë për Financa, Investime dhe Tregti në MCC.

Dy agjencitë zhvillimore federale amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Banka Amerikane për Zhvillim (DFC), kanë krijuar Katalizatorin Amerikan për Zhvillim (ACFD) si një mekanizëm të ri të financimit të kombinuar. E implementuar përmes MCA-Kosovës, kjo iniciativë synon të katalizojë investimet e sektorit privat në ekonominë e gjelbër dhe tranzicionin energjetik në Kosovë.

“MCA Kosova është e angazhuar për të hapur rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe pavarësinë energjetike në Kosovë. Përmes ACFD, ne inkurajojmë bizneset e vendit të shfrytëzojnë mundësitë e investimeve përmes iniciativave të energjisë së ripërtërishme. Së bashku, mund të krijojmë një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme për Kosovën,” tha Florina Duli Sefaj, Drejtore Ekzekutive e MCA Kosova.

Sesioni ofroi informacione për ndihmën teknike që bizneset mund të marrin dhe se si mund të shfrytëzojnë asistencën e MCA Kosova,si hap lehtësues për të siguruar kapital investimi nga DFC. ACFD mund të financojë premiumet për garancitë, uljet e normave të interesit, letrat e kreditit, përmirësimet e krediteve, ndihmë teknike, etj.

“Këto instrumente janë të disenjuara për të zvogëluar rreziqet teknike dhe financiare të projekteve, duke e bërë më tërheqëse për investitorët privatë të bëhen pjesë e projekteve të energjisë së ripërtërishme dhe iniciativave tjera të gjelbra, përmes asistimit dhe ofrimit të financimit nga DFC.Si një institucion financiar për zhvillim, DFC mobilizon kapitalin e sektorit privat për të financuar zgjidhjet ndaj sfidave më kritike me të cilat përballet sot bota në zhvillim. Mënyrat e saj të financimit mund të lidhen me kapitalin e drejtpërdrejtë – kreditë, financimine borxheve, garancive të investimeve, ose ndihmën teknike dhe mund të variojnë nga 1 deri në 30 milionë dollarë ose më shumë”, njofton MCA Kosova.

Programi Kompakt në Kosovë, është një partneritet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që vepron përmes Korporatës së Sfida të Mijëvjeçarit, dhe Republikës së Kosovës. Përveç grantit prej 202 milionë dollarësh nga MCC, Qeveria e Kosovës kontribuon me 34.7 milionë dollarë, investim ky që në tërësi arrin shumën prej 236.7 milionë dollarësh në sektorin energjetik të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Kosova News 04/10/2024 04/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
12:57 -11/07/2026
Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?