KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bizneset e Devollëve të paraqitura në vende tjera si investime nga Serbia, deputeti Muja shtron një varg pyetjesh
Politikë

Bizneset e Devollëve të paraqitura në vende tjera si investime nga Serbia, deputeti Muja shtron një varg pyetjesh

Kosova News
Kosova News 12:16 -18/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka shkruar sot për bizneset e grupit të Devollëve, që kompanitë e tyre i regjistrojnë në jashtë vendit, si në Maqedoninë e Veriut, Maltë, British Virgin Islands etj, (investime këto të paraqitura si të huaja “nga Serbia”), ndërsa ka shtruar një varg pyetjesh për pronarët e vërtetë, burimin e fondeve dhe e transmetimin e sporteve nga kompania e Serbisë, ArenaSport.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje nga deputeti Armend Muja:

Më shumë se një kompani e grupit të Devollëve, regjistrimin në Kosovë e kanë me këtë model:

 (1) Kompania kosovare ka një pronare të vetme – një kompanie tjetër kosovare;

 (2) Kjo e fundit 100% në pronësi të një kompanie tjetër, por të regjistruar jashtë vendit, si në: Maqedoninë e Veriut, Maltë, British Virgin Islands etj.

 (3) Këto kompani të regjistruara jashtë vendit kanë një pronarë të vetëm, zakonisht ndonjë punonjës të kompanive të tyre në Kosovë.

 (4) Disa raste këto kompani të regjistruara jashtë vendit, janë investime të huaja “nga Serbia”, ndonëse adresa reale e atyre pronarëve të vetëm është në Kosovë.

Disa po tentojnë të argumentojnë se kjo është problem teknik, dicka si “Kosova nuk ka qenë në listë tek ‘ARBKja e Maqedonisë'”. Por, po në Shkup, Devollët e kanë të regjistruar edhe kompaninë amë të QAK-ut (homologimit) – kompaninë Euro-Drive DOOEL (numri biznesit: 7256680), investim i huaj ky nga shteti: KOSOVO. Pronarë i vetëm i kësaj kompanie maqedonase është Eroll Shabi, që në Kosovë është drejtor i Dormeos.

A kemi të bëjmë këtu me fshehje të pronarëve të vërtetë?

A kemi të bëjmë këtu me fshehje të burimeve të fondeve?

Pse këto përmbajtjet sportive transmetohen vetëm në serbisht?

Si i kanë blerë kompanitë e Devollëve të drejtat e transmetimit të sporteve nga kompania serbe ArenaSport?

Si një kompani “serbe” që vepron në “Kosovë e Metohi”?

A mund të kemi transparencë në këto transakcione?

A mund të publikohen këto kontrata?

Pse ArenaSport, pronë e Telekom Serbia, ka paguar për të drejtat e Premier League për vendet e ish-Jugosllavisë plot 100 milion euro në sezon?

Psh, Canal+ në Francë edhe Sky në Gjermani paguajnë më pak të dyja bashkë për Gjermani e për Francë! A mos është ky investim i Vuciqit për të vendosur monopol në tregjet mediale të vendeve të rajonit, siç e ka monopolin në Serbi?

Kush po ja bënë argatin në Kosovë?

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kosova News 18/06/2023 18/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
48%
3 km/h
Thu
26 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
35 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë
20:38 -06/08/2026
Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?