KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi takon këshilltarin diplomatik të presidentes së Komisionit Evropian, flasin për progresin e Kosovës drejt BE-së
Politikë

Bislimi takon këshilltarin diplomatik të presidentes së Komisionit Evropian, flasin për progresin e Kosovës drejt BE-së

Kosova News
Kosova News 19:40 -08/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me Fernando Andresen Guimaraes, këshilltar diplomatik i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim u bisedua mbi kultivimin e procesit të integrimit evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me ç’rast zëvendëskryeministri Bislimi përmendi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili do të ndodhë para fundit të këtij viti. Ky aplikim, vjen si rezultat pozitiv i përkushtimit dhe angazhimit të Republikës së Kosovës konform vlerave e standardeve evropiane, si dhe mbështetjes së fuqishme qytetare ndaj Bashkimit Evropian dhe proceseve integruese.

Kosova po bën progres në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, i cili po kurorëzohet me një hap të radhës formal i cili është aplikimi për anëtarësim. Kualiteti dhe avancimi i institucioneve tona është më i lartë se ai i vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në momentin kur kanë aplikuar për anëtarësim në BE.

Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian, në mënyrë të vazhdueshme e kanë mbështetur rrugëtimin dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës. Aplikimi për anëtarësim, vjen në frymën e orientimit evropian të Republikës së Kosovës.

Këshilltari i Presidentes Von der Leyen, Fernando Guimaraes tha se progresi i bërë nga Kosova gjatë këtij viti është i dukshëm, i riafirmuar dhe nga Raporti për Vendin 2022. Gjithashtu, shtoi se Presidentja Von der Leyen është e përkushtuar plotësisht ndaj rrugëtimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se përparimi i Kosovës në sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, politikat sociale, zhvillimin ekonomik e demokratizimin janë incentiva dhe imperativë të suksesit dhe qasjes serioze të Qeverisë në përafrimin me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”

Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit

Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje

Haziri: Deputetët e pakicave i janë nënshtruar Kurtit, qeveria e unitetit është zgjidhja e vetme

“Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues

Kosova News 08/12/2022 08/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli sulmon objektet bërthamore e ushtarake të Iranit, Teherani hakmerret me sulm me dronë
09:12 -13/06/2025
Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”
09:01 -13/06/2025
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
08:44 -13/06/2025
Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit
08:11 -13/06/2025
Izraeli nis sulmin ndaj Iranit
03:52 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?