KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi për gazetën greke: Serbia praktikisht është angazhuar që ta njohë Kosovën, Greqia ta shfrytëzojë këtë rast
Politikë

Bislimi për gazetën greke: Serbia praktikisht është angazhuar që ta njohë Kosovën, Greqia ta shfrytëzojë këtë rast

KosovaNewss
KosovaNewss 11:06 -05/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” ka thënë se Serbia, duke u pajtuar me Planin e BE-së, është angazhuar “që praktikisht ta njohë Kosovën dhe se po e kupton se është më e mira për të”.

Bislimi ka thënë se edhe Greqia duhet ta ndjekë këtë ritëm dhe të marrë hapa vendimtar.

“Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë. Tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Bislimi.

Bislimi është pyetur edhe lidhur me shqetësimet që ka në Greqi për efektet që “njohja e Kosovës mund të ketë në lidhje me çështjen e Qipros.

“Është në interesin e Qipros që të bëjë sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur këto paralele”, tha Bislimi.

Lidhur me kursin evropian të Kosovës, pas aplikimit të fundit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Bislimi thotë se ajo që pret është që asnjë vend të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që edhe vetë Serbia tashmë ka rënë dakord.

Për vendin e tij ai shprehet në fakt se tashmë është pionier në Ballkanin Perëndimor për sa i përket disa treguesve ndërkombëtarë që lidhen me demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e medias.

Bilsimi vlerëson se pesë shtetet e BE-së që ende se njohin Kosovësn do ta “rishikojnë pozitën e tyre”.

Bislimi ka shtuar se në “terminologjinë e BE-së tashmë ekziston termi Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, që qartë tregon se e konsideron Kosovën si anëtare të ardhshme.

Por, Bislimi thotë se që kjo të ndodhë duhet të zbatohet Plani Evropian. Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë – Serbi i lehtësuar nga BE-ja, do të mbahet në Ohër më 18 mars.

“Tashmë ka një kornizë të përshtatshme për të cilën është rënë dakord të hënën në Bruksel dhe ne kërkojmë të punojmë mbi të. Kosova nuk do t’i shmangë përgjegjësitë e saj dhe do të sigurojë që të gjitha pakicat në Kosovë të jenë të sigurta”, tha Bislimi.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten

KosovaNewss 05/03/2023 05/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?