KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi takim me deputetë të Parlamentit Evropian: Kemi pranuar planin e BE-së, por normalizimi i plotë bëhet me njohje reciproke
Politikë

Bislimi takim me deputetë të Parlamentit Evropian: Kemi pranuar planin e BE-së, por normalizimi i plotë bëhet me njohje reciproke

Kosova News
Kosova News 10:37 -28/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka mbajtur një diskutim para eurodeputetëve në Komitetin për Politika të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) në Bruksel.

Duke përmendur sukseset e Kosovës, Bislimi foli edhe për takimin e djeshëm Kurti-Vuçiq dhe procesin e dialogut.

“Kemi treguar zotim, gatishmëri dhe konstruktivitet gjithashtu në procesin e dialogut ku sapo jemi pajtuar me propozimin e BE-së dhe negociatat për zbatimin e tij do të pasojnë së shpejti. Ne besojmë që normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon njohje reciproke si pikë qendrore e marrëveshjes dhe respektim të së drejtave të minoriteteve në të dyja vendet”, tha Bislimi.

Ai tha se Kosova është e gatshme që të bëjë hapa shtesë për të intensifikuar përpjekjet e saj për t’u afruar me Brukselin, derisa shtoi se Kosova është një shembull në Ballkanin Perëndimor. Këtu ai përmendi edhe ratifikimin në Kuvend të marrëveshjeve që kanë dalë nga Procesi i Berlinit.

“Ne e kemi dëshmuar që vendi ynë qëndron për bashkëpunim të suksesshëm rajonal dhe për përparim të zbatimit për tregun e përbashkët dhe mezi presim që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të aprovojnë ato”.

Në fund, Bislimi tha se siguria dhe paqja në rajon dhe në gjithë Europën është një domosdoshmëri. Këtë ai e përcolli me një mesazh të Kosovës për eurodeputetët.

“Jemi në gjendje që të bëjmë progres përkundër të gjitha sfidave dhe pengesave. Zotimet tona mbesin të njëjta. Mesazhi i Kosovës është shumë i zëshëm dhe i qartë: Europa është e tashmja, Europa është e ardhmja. Zëri ynë duhet të dëgjohet”.

Për këtë raportim të Bislimit ka njoftuar edhe Komiteti për Politika të Jashtme i Parlamentit Europian.

Qeveria e Kosovës sot dha detaje për takimin e Brukselit: Serbia s’ishte e gatshme ta nënshkruajë propozimin e BE-së
Eurodeputeti Mandl takon Bislimin: Pas negociatave të djeshme mbetet një rrugë e gjatë për tu bërë

Gjithashtu lexoni:

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Kosova News 28/02/2023 28/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta
09:04 -28/06/2025
Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës
08:45 -28/06/2025
Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit
08:31 -28/06/2025
Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike
08:27 -28/06/2025
Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?