Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, i ka çuar një letër përfaqësuesit të BE-së në negociata, Miroslav Lajçakut.
Në letër Bislimi ia ka rënditur Lajçakut përpjekjet që i ka bërë Kosova ndaj kërkesave të tyre për heqjen e masave.
“Në një letër drejtuar emisarit Lajçak, kam renditur përpjekjet që Kosova ka bërë ndaj kërkesave për heqjen e masave. Një largim i menjëhershëm do të na ndihmonte të mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, të krijonim mjedisin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.


