KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Gjatë takimit për çështjen e dinarit, 95% e propozimeve të Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
Politikë

Bislimi: Gjatë takimit për çështjen e dinarit, 95% e propozimeve të Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Kosova News
Kosova News 20:47 -15/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit të shtatë në Bruksel për çështjen e dinarit, ka theksuar se takimi nuk ka shkuar ashtu siç kanë shpresuar, duke akuzuar palën serbe se po tenton të legalizojë strukturat ilegale paralele në Kosovë përmes dialogut.

Bislimi ka deklaruar se 95 për qind e propozimeve të palës serbe synonin të legalizonin strukturat paralele të tyre, duke injoruar përfundimisht përfituesit e ndihmave nga Serbia.

“Ata janë përpjekur që ta keqpërdorin platformën e dialogut në Bruksel për rregullimin e shërbimeve postare në Kosovë, kanë kërkuar të drejtën e një kompanie që të aplikojë me idenë që në qoftë se aplikon duhet të marrë edhe licencën si institucion financiar bankar. Do të thotë 95 prind e propozimit serb është propozim për legalizim të strukturave paralele por nuk merret fare me përfituesit final të ndihmave apo mbështetjes nga Serbia”, ka deklaruar ai.

Bislimi ka theksuar se propozimi i palës serbe në Bruksel shkonte përtej legalizimit të këtyre strukturave.

“Ajo që mund të konstatojmë nga qëndrimet e palës serbe por edhe komentet e dorëzuar nga ana e tyre është se ata kanë dy qëllime. Qëllimin e parë e kanë t’i legjitimojë strukturat paralele ilegale. Do të thotë sipas tyre, zgjidhja duhet të kërkohet me kalimin nga një sistemi ilegal paralel në një sistem paralel legal ku nuk ka kurrfarë interferencë mes qytetarëve të komunitetit serbë dhe atyre shqiptar dhe në anën tjetër sipas tyre zgjidhja është një sistem i cili e siguron edhe më tej mungesën e plotë të transparencës e cila ka qenë një nga qëllimet e rregullores të Bankës Qendrore”, ka deklaruar Bislimi, raporton Dukagjini.

Ai para mediave ka bërë të ditur se në takimin e fundit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ata pranuan një propozim të tij që tentoi të harmonizonte qëndrimet e dy palëve, por pastaj u kërkua që ata të shqyrtojnë nëse mund të pranojnë atë.

Megjithatë, Bislimi ka theksuar se derisa pala kosovare dërgoi komente, pala serbe duket se ka dërguar një propozim të tyre lidhur me komentet e Lajçak.

Sipas Bislimit, propozimi i tyre përmbante kompromise në disa pika, por ata vunë re që pala serbe po largohet nga qëndrimet e saj paraprake në shumë aspekte.

Ai ka shtuar se për Serbinë, çështja e dinarit në Kosovë nuk është urgjente, duke theksuar se prioriteti i tyre është të mos lejojnë një zgjidhje që do të dërgonte ndihmën financiare pas miratimit të rregullores së re të Bankës Qendrore.

“Në propozimin tonë apo komentet tona ne kemi parë se në cilat pika mund të bëjmë kopromise dhe ti afrohemi atij të Lajcak te pala serbe kemi parë tendencë që në shumë pika të largohen nga qëndrimet e tyre edhe paraprake. Kjo na ka dëshmu edhe atë që kemi thënë shumë herë më parë që për Serbinë kjo çështje nuk përbën kurrfarë urgjence por ajo që është primare për Serbinë është që të mos lejojë një zgjidhje në këtë mosmarrëveshje që kemi rreth mënyrës se si mund të dërgohen mbështetje financiare edhe pas miratimit të rregullores së re të Bankës Qendrore”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Kosova News 15/05/2024 15/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?