KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BIK-u thirrje shtetit të veprojë: Dy xhami në Viti, jashtë kontrollit tonë
Lajme

BIK-u thirrje shtetit të veprojë: Dy xhami në Viti, jashtë kontrollit tonë

KosovaNewss
KosovaNewss 09:47 -21/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në komunën e Vitisë janë të identifikuara dy xhami, të cilat nuk janë nën ombrellën e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku është edhe anëtar.

Ai ka shpjeguar para anëtarëve të KKSB-së, se ka kohë që në Komunën e Vitisë janë dy vend faljeje apo xhami, që janë funksionale jashtë juridiksionit të BIK­-ut.

Hoxha tha se bëhet fjalë për xhaminë e vjetër në fshatin Skifteraj dhe xhamia e re akoma e papërfunduar në fshatin Ramnishtë me imamë që janë të vetëshpallur.

Ai tha se për këtë edhe i ka njoftuar autoritetet shtetërore të sigurisë.

“Ju e dini se janë dy xhamia në komunën e Vitisë që jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Vitisë, vizitat e disa njerëzve dhe ardhja e njerëzve të pa njohur në ato objekte për mua është tepër shqetësues, po vizitohet pikërisht ato dyja që nuk janë nën kontrollen tonë, njerëzit që vijnë aty janë të panjohur jo nga komuna jonë, kjo është shqetësuese. Ne si BIK kemi njoftuar të gjitha autoritetet shtetërore dhe kemi adresu edhe këtu disa herë këtë problem. Këtu duhet veprim të shtetit. Na kemi informuar çdo institucion që merret me çështje të sigurisë se këto dy vende publike janë ilegale na si institucion nuk kemi forcë ma shumë. Unë po ju njoftojë se ato dy xhamia ne nuk i menaxhojmë, imamët janë ilegal ne nuk e paguajmë, kemi hapur konkurs për imam por askush është interesuar sepse ka kërcënime”, tha mes tjerash ai para anëtarëve të KKSB-së.

Kurse, nënkryetari i komunës, Hasan Aliu, tha se për këtë dukuri fajtore është Bashkësia Islame e Kosovës e cila, sipas tij, s’ka arritur t’i përfshijë në menaxhim dhe u kërkoi ta zgjidhin këtë problem. Nga Policia e Kosovës që ishin të pranishëm në mbledhjen e KKBS, nuk pati ndonjë sqarim lidhur me shqetësimet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, se çfarë është bërë me këto xhami, që janë raportuar si të pakontrolluara.

Për këto shqetësime të ngritura edhe më herët nga KBI-ja në Viti, javë më parë Plus TV kishte vizituar objektin e xhamisë në fshatin Ramnishtë, por ekipi i televizionit nuk u lejua të xhiroj nga frekuentuesit që gjendeshin aty për të kryer rituale fetare dhe gazetarët ishin penguar për të kryer punën e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje

Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

KosovaNewss 21/07/2023 21/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje
19:48 -15/05/2025
Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar
19:45 -15/05/2025
Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim
19:28 -15/05/2025
Rama në takim me Costan: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027
19:17 -15/05/2025
Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës
18:52 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?