KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bieber: Kallas ka qasje më vendimtare sa i përket Kosovës e dialogut
Politikë

Bieber: Kallas ka qasje më vendimtare sa i përket Kosovës e dialogut

Kosova News
Kosova News 08:58 -06/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Politologu dhe eksperti për Ballkanin, Florian Bieber  tha se shefja e re e BE-së, Kaja Kallas ka një qasje më të fortë e më vendimtare sa i përket Kosovës dhe dialogut me Serbinë. Sipas tij ajo ka qenë më e zëshme sesa shefi i deritashëm, Borell.

Është gjë e mirë që sapo e mori mandatin brenda pak ditësh i mbajti takime, pak ditë pas vizitës së saj në Kijev gjë që konfirmon që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe situata në veri janë lart në listën e prioriteteve të shefes së re të BE-së”, tha ai.


Dëgjimi rikthehet menjëherë pasi ta bëni këtë!
I pyetur rreth mesazheve të Kallas për zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare, Bieber tha se pala e Kosovës duhet t’i përmbushë disa zotime duke përfshirë Asociacionin e gjithashtu pala serbe duhet t’i përmbushë zotimet e saj.


Nuk kemi pasur ndonjë përkushtim nga ana e Serbisë për zbatim të marrëveshjes së Ohrit, këtë duhet të presim ta shohim. Pyetje është se çka do të jetë vazhdimësia, çka do t’i kërkohet palëve në kuptimin e ripërkushtimit që Serbia të ndalë fushatën e ç’njohjeve apo bllokimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha ai.


Sipas tij, sa më shumë që Vuçiqi ballafaqohet me opozitën në Serbi, sa më shumë protesta të ketë në Serbi, do të ketë më shumë gjasa që qeveria në Serbi të shkaktojë telashe më shumë në Kosovë që të shpërqendrojë vëmendje.


I pyetur se a do të  SHBA një rol më proaktiv në procesin e dialogut, ai tha se nuk sheh një shenjë të qartë ende sa i përket interesimit të administratës Trump në Ballkan.


Bieber e quajti lajm të mirë që Grenell nuk u bë Sekretar i Shtetit.


“Grenell nuk është emëruar Sekretar Shteti dhe kjo besoj është lajm tejet i mirë për Kosovën e për Ballkanin. Roli i tij ka qenë shumë destruktiv, shumë negativ”, tha ai.


Bieber tha se gjëja më e mirë që do të mund të ndodhte është që SHBA-ja ta injoronte Ballkanin për 4 vite që BE-ja të mos jetë ne defansivë.


“Kur ka qenë Trump president kemi pasur shumë diskutime edhe për shkëmbim territoresh që ka qenë e rrezikshme dhe do ta dëmtonte vetëm Kosovën e do të qonte vetëm në më shumë tensione në rajon. Shpresoj që kjo të mos ringjallet si ide në Administraten Trump”, tha tutje politologu Bieber në RTK.


I pyetur nëse ekziston ende ky rrezik, Bieber tha se nuk beson që qeveria Kurti është e interesuar për këmbim territoresh. “Ka ndërmarrë hapa për të vendosur më shumë autoritet në veri”, tha Bieber.
Ai tha se do të priste që kur te ketë një të dërguar të posaçëm, siç mund të sipas tij, për shembull Grenell, kjo mund të ringjallet.


Kur foli për sulmin në Ibër-Lepenc, Bieber e quajti akt me konotacion terrorist.
“Është një akt i qartë që ka konotacion terrorist me një rol destabilizues, kërcënues, është pjesë e incidenteve që kemi parë. Është gabim i qeverisë që ta fajësonte menjëherë Serbinë. Mendoj që duhet të bëheshin hetime shumë serioze. Edhe për Banjskën, jo që nuk kemi parë, janë një sërë hetimesh të pavarura”, tha ai.


Sipas tij, duket shumë e mundshme që Serbia të mund të jetë e përfshirë, por që nuk duhej gjykuar pa e ditur plotësisht sepse siç tha, ky sulm do të mund të kryhej edhe nga individ e grupe që mund të kenë agjendat e tyre të posaçme dhe për këtë sipas tij, duhej një hetim më serioz.

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ

Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër

Kosova News 06/12/2024 06/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?