KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit, nuk përjashtohen reduktimet
Tjera

Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit, nuk përjashtohen reduktimet

Kosova News
Kosova News 13:45 -17/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se niveli i ujit në liqenet akumuluese kanë pësuar rënie. Niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 8 metra në kuotën e kapërderdhjes, dhe sipas drejtuesve të kësaj kompanie, ky është niveli më i ulët prej pas luftës. Aktualisht furnizimi me ujë nuk është rrezikuar po për shkak të konsumit të lartë gjërat mund të ndryshojnë dhe të fillojnë reduktimet.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, deklaroi se situatë pak më e mirë është në liqenin e Batllavës.

“Pjesa e liqeneve tona akumuluese, të dyja që menaxhojmë, në Batllavë dhe liqeni i Badovcit sa i përket pjesës së niveleve, niveli në liqenin e Badovcit është minus 8 metra nga niveli i kuotës së kaperderdhjës që përben nivelet me të ultë në periudhën e pas luftës. Liqeni i Batllavës është në nivel të mirë në aspektin e akumulimeve, mirëpo problematike si zakonisht është liqeni i Badovcit”, ka deklaruar Xhafa për KosovaPress.

Xhafa shtoi se aktualisht furnizimi me ujë për qytetarët që furnizohen ekskluzivisht nga liqeni i Badvocit po vazhdon rregullisht por kjo mund të ndryshojë dhe të fillojnë reduktimet.

“Sa i përket pjesës së rezervave nëse flasim referuar liqenit të Badovcit ne e kemi pjesën e trajtimit që bëjmë nga impianti në Shkabaj, duke marrë ujin nga liqeni i Ujmanit dhe Batllavë me këto të dyja i kompensojmë. Por, sigurisht nëse vazhdon një trend i tillë i konsumit, pjesët që furnizohet ekskluzivisht nga Badovci mund të përballen me reduktime të furnizimit me ujë, më qëllim të tejkalojmë këtë periudhë të konsumit të madh ose këtë periudhe thatësie që po mbretëron tash e një kohë të gjatë”, ka theksuar Xhafa.

Xhafa tha se nëse vendoset që të aplikohen reduktimet atëherë ato do të jenë gjatë natës.

“Pjesa e reduktimeve që ne do të aplikojmë, parimisht do të mundohemi që mos të këtë reduktime siç ndodhi gjatë festës kur konsumi ishte normal dhe të gjithë kishim furnizim të mirë, mirëpo po themi nëse reshje nuk ka, që nuk pritet shumë të ketë në këtë sezon të thatë, atëherë reduktimet do të përqendrohen vetëm në oraret e natës, nuk do të bëjmë reduktime gjatë ditës. Përjashtimisht bëjnë pikat e larta të cilat për shkak të kërkesës së madhe mund të mbeten pa ujë, herë pas herë në kohë të pikut të konsumit maksimal”, u shpreh ai.

Qytetarët në Kaçanik dhe Han të Elezit së fundmi u përballen me ujë jo të pastër, por Xhafa garanton se në Prishtinë uji është i sigurt për pije. Ai shton se cilësia e ujit monitorohet 24 orë.

“Pjesa e cilësisë së ujit është e garantuar 100 për qind nga sistemet tona, ne gjithmonë bëjmë kontrolle edhe gjatë festës i kemi mbuluar me laboratorë tona… Sa i përket zonës sonë që furnizojmë, uji është i sigurt, është 100 për qind për pije, monitorohet 24 orë dhe gjithë konsumatorët i garantojmë dhe i sigurojmë që uji është i sigurt për pije”, vijojë Xhafa.

Kjo kompani është duke marrë masa edhe për ata persona të papërgjegjshëm që ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellësit dhe bëjnë kyçje ilegale.

“Pjesa e kyçjeve ilegale në rrjetat e furnizimit më ujë, fatkeqësisht ende po vazhdon të jetë e lartë, jo vetëm tek ne por në nivel sektori. Ne kemi ekipet tona të inspektimit, kemi ndërruar oraret e inspektimit po i trajtojmë sipas kodit penal sepse dihet se kyçja ose prekja e infrastrukturës tonë përbën vepër penale sipas kodit penal, të gjitha këto raste jemi duke i trajtuar dhe duke i dërguar në gjykatë kompetente. Javën e shkuar ishin dikur rreth 20 raste që u dërguan, në çdo dy javë janë minimalisht nga 20 raste që dërgohen për procedim tutje në gjykatat kompetente”, ka thënë Xhafa.

KRU “Prishtina” apelon konsumatorët se shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm.

Gjithashtu lexoni:

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës nis të merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Kosova News 17/07/2022 17/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?