KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden shpall zonën përreth Kanionit të Madh monument kombëtar
Botë

Biden shpall zonën përreth Kanionit të Madh monument kombëtar

Kosova News
Kosova News 09:27 -09/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Duke filluar nga e marta, Kanioni i Madh do të jetë në listën e monumenteve kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Vendimi i Presidentit Biden ofron mbrojtje federale për një sipërfaqe prej rreth 405,000 hektarësh në shtetin e Arizonës, që njihet si fushëbetejë elektorale. Veprimi synon të çimentojë qëndrimin e presidentit për çështjet e mjedisit. Prej disa dekadash fiset indigjene dhe ambjentalistët kanë kërkuar mbrojtjen e zonës turistike.

“Ruajtja e këtyre tokave është e mirë, jo vetëm për Arizonën, por për planetin. Është mirë për ekonominë dhe shpirtin e vendit”, tha Presidenti Biden.

Fiset në Arizona i patën kërkuar presidentit që të ushtrojë autoritetin e tij në bazë të Ligjit të Antikiteteve të vitit 1906 për të krijuar një monument të ri kombëtar të quajtur “Baaj Nwaavjo I’tah Kukveni”.

“Baaj Nwaavjo” do të thotë “ku enden fiset”, sipas gjuhës së popullatës Havasupai, ndërsa “I’tah Kukveni” përkthehet në “gjurmët tona”, sipas gjuhës së folur nga fisi Hopi.

Presidenti e lidhi vendimin me përpjekjet e administratës së tij për të luftuar ndryshimet klimatike, ndërsa vuri në dukje temperaturat ekstreme të kësaj vere. Presidenti po zhvillon një turne për të nxitur planin e tij për ekonominë.

Ai tha se nxehtësia ekstreme ishte përgjegjëse për më shumë vdekje sesa fatkeqësitë e tjera natyrore si përmbytjet dhe uraganet, por shtoi, se asnjë nga këto nuk duhet të jetë e pashmangshme.

Presidenti Biden kritikoi gjithashtu mbështetësit e lëvizjes “Make America Great Again” të ish-presidentit Donald Trump për kundërvënien ndaj përpjekjeve për të promovuar energjinë e gjelbër dhe për të zgjeruar mbrojtjen federale për mjedisin.

Presidenti Biden tha se vendimi kërkon që qeveria federale të përmbushë detyrimet e saj në bazë të traktatit me fiset indigjene amerikane.

Ligjvënës republikanë dhe industria e minierave të uraniumit që operon në zonë e kishin kundërshtuar përcaktimin e zonës si monument kombëtar, duke argumentuar përfitimet ekonomike për rajonin dhe se industria minerale është çështje e sigurisë kombëtare.

Ligji i Antikiteteve i vitit 1906 i jep autoritet një presidenti që të mbrojë territore me vlerë historike apo shkencore duke i shpallur monumente kombëtare.

Kanioni i Madh “Grand Canyon” njihet si një nga shtatë mrekullitë natyrore të botës./VOA

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

Kosova News 09/08/2023 09/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?