KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden mirëpret rezolutën e OKB-së: Rusia nuk mund të fshijë një shtet sovran nga harta
Siguri

Biden mirëpret rezolutën e OKB-së: Rusia nuk mund të fshijë një shtet sovran nga harta

Kosova News
Kosova News 13:02 -13/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i ShBA-së thotë se votimi i rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është mesazh i qartë që “Rusia nuk mund ta fshijë një shtet sovran nga harta”.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka kundërshtuar fuqishëm “aneksimin ilegal’ të katër regjioneve ukrainase nga Rusia.

Presidenti amerikan tha se votimi i rezolutës i dërgoi ‘mesazh të qartë’ Moskës.

“Qëllimet e kësaj lufte janë të qarta për të gjithë dhe bota dërgoi mesazh të qartë, që Rusia nuk mund ta fshijë një shtet sovran nga harta”, tha Biden përmes një deklarate publike.

“Rusia nuk mund të ndrshojë kufinjtë me forcë. Rusia nuk mund të përvetësojë territorin e një shteti tjeri”, thotë Biden.

Edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski tha se është ‘falenderues ndaj 143 shteteve që përkrahën rezolutën historike të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara’ përmes në postimi në Twitter:

“Bota e tha fjalësn e saj – Përpjekja e Rusisë për aneksimin është i pavlerë dhe kurrë nuk do të pranohet nga kombet e lira”.

Tre të tretat e 193 shteteve anëtare të asamblesë, ose 143 shtete votuan të mërkurën në favor të rezolutës që kundërshton këtë lëvizje të paligjshme të Moskës dhe kjo thellëson izolimin ndërkombëtar të Rusisë.

Mirëpo, vetëm katër shtete e përkrahën Rusinë duke votuar kundër rezolutës, si Siria, Nicaragua, Koreja e Veriut dhe Bjellorusia. Ndërsa, 35 shtete abstenuan, përfshirë partnerin strategjik të Rusisë, Kina bashkë me Indinë, Afrikën e Jugut dhe Pakistanin.

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya tha se rezultati i votimeve ishte i mahnitshëm.

Edhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se votimi tregoi unitet ndërkombëtar kundër Rusisë dhe përsëriti që Washington kurrë nuk do t’i njohë referendumet mashtruese, shkruan The Guardian, transmeton KosovaNews.

Ky votim ‘është kujtim i fuqishëm se shumica dërrmuese e kombeve qëndrojnë me Ukrainën, në mbrojtje të marrëveshjes se OKB-së dhe në kundërshtim të luftës së vazhdueshme kundër Ukrainës dhe popullit të saj”, deklaroi Blinken.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 13/10/2022 13/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?