KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden dheTrump, me qëndrime të ndryshme për NATO-n dhe sigurinë evropiane
Botë

Biden dheTrump, me qëndrime të ndryshme për NATO-n dhe sigurinë evropiane

KosovaNewss
KosovaNewss 19:13 -02/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërsa NATO shënon 75-vjetorin e saj këtë javë, e ardhmja e Aleancës dhe roli i Shteteve të Bashkuara në sigurinë evropiane janë çështje që ndajnë kandidatët për President Joe Biden dhe Donald Trump. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, NATO është përbën nga çështjet thelbësore të politikës së jashtme të fushatës së Presidentit Biden . Ndërkaq ish Presidenti Trump nuk beson se Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë aleatët evropianë, në rast rreziku, nëse nuk rrisin buxhetin për mbrojtje.

Shtatëdhjetë e pesë vjet pas themelimit të saj NATO-, angazhimi më i drejtpërdrejtë amerikan për sigurinë evropiane mbetet përmes Aleancës.

E themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, NATO fillimisht bashkoi Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende evropiane me zotimin se do të ndihmonin njëra- tjetrën në rast sulmi.

Në ceremoninë e themelimit të NATO-s, Presidenti Harry Truman do të thoshte:

“Nëse ka diçka të sigurt sot dhe të pashmangshme në të ardhmen, ky është vullneti i njerëzve për liri dhe paqe”, tha Presidenti Truman më 4 prill 1949.

Kandidatët kryesor për President të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe Donald Trump kanë qëndrime të ndryshme për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, reagimin e NATO-s dhe domethënien për rolin e Amerikës në sigurinë evropiane.

Kur ishte president, zoti Trump u tha udhëheqësve të NATO-s se nuk ndanin buxhet të mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.

“Ato që përfitojnë më pak nga NATO-ja janë Shtetet e Bashkuara. Ne përfitojmë më së paku”, tha Presidenti Trump më 3 dhjetor 2019.

Pesë vjet më vonë, zoti Trump, gjatë një tubimi elektoral në Karolinën e Jugut tha se ashpërsia me anëtarët e NATO-s, dha rezultat.

“NATO ishte pothuajse e shkatërruar para se të zgjidhesha unë. Ata nuk mund ta besonin kur iu thashë që nëse nuk rrisin shpenzimet për mbrojtjen, ne nuk do t’i mbronim ata. Që atëherë nuk janë ndarë asnjëherë më shumë para për mbrojtjen”, tha ish-Presidenti Trump ndërsa merrte pjesë në një tubim zgjedhor në Universitetin e Karolinës.

NATO-ja është zgjeruar pas mandatit të Presidentit Trump. Suedia dhe Finlanda iu bashkuan së fundmi aleancës në zgjerimin e saj më të madh që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, gjë që mundësoi anëtarësimin e vendeve të Evropës Lindore në NATO.

Presidenti Biden thotë se përgjigja ndaj agresionit rus në Ukrainë tregon se NATO po funksionon.

“Para se të fillonte lufta, i thashë Putinit se nëse pushtonte Ukrainën, NATO jo vetëm që do të forcohej, por do të bashkohej më shumë. Ne do të shihnim demokracitë e botës të ngriheshin dhe të kundërshtonin agresionin e tij, pikërisht atë që po shohim se po ndodh sot”, tha Presidenti Biden.

Si president, zoti Trump i dha përparësi marrëdhënieve me Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin. Ndërsa bënte fushatë për një mandat të dytë, ai kujtoi pyetjen e një udhëheqësi të NATO-s për kërcënimet nga Rusia.

“Presidenti i një vendi të madh, u ngrit në këmbë dhe tha: ‘Nëse nuk rrisim buxhetin për mbrojtjen dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?’ Unë i thashë: ‘Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt do t’i nxisja të bënin çfarë të donin’”, tha ish-presidenti Trump.

Presidenti Biden thotë se qasja e tillë ndaj sigurisë evropiane është e rrezikshme për Amerikën.

“Një ish-president republikan, [Donald Trump], i ka thënë Putinit: ‘Bëj çfarë të duash, duke iu përkulur një udhëheqësi rus. Unë mendoj se është skandaloze. Është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha Presidenti Biden.

Zoti Trump, gjatë një interviste me rrjetin televiziv konservator britanik “GB News”, më 9 mars të këtij viti, u pyet: “se a do t’i ndihmonte Amerika nëse ata vepronin si duhej?

Zoti Trump u përgjigj: 100 për qind

Zoti Biden thotë se NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë. Gjatë fushatës për rizgjedhjen e tij si President, zoti Biden e ka bërë NATO-n një nga synimet thelbësore të politikës së tij të jashtme. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër

JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin

Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

Zelensky: Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

KosovaNewss 02/04/2024 02/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?