KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bibliotekat e fakulteteve në UP, me mangësi të shumta
Arsim

Bibliotekat e fakulteteve në UP, me mangësi të shumta

Kosova News
Kosova News 14:58 -22/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bibliotekat e fakulteteve në Universitetin e Prishtinës nuk janë të furnizuara me literatura bashkëkohore, por nuk kanë as kompjuter, printer, skaner, fotokopjues, e disa prej tyre as internet. Kurse, sallat e leximeve të fakulteteve të UP-së i kanë pasur një ulëse për 50 studentë.

Kështu u tha në forumin e diskutimit “Bibliotekat e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës”, të organizuar nga organizata ADMOVERE.

Qëllimet e raportit kanë qenë evidentimi i gjendjes në biblioteka dhe salla të leximit të fakulteteve të UP-së, ku sipas gjetjeve, rezulton se bibliotekat nuk janë në gjende të mirë sa i përket furnizimit me literaturë, regjistrimit të literaturës, gjendjes së sallave të leximit në falultete dhe hapsirave.

Nuhi Sadiku nga organizata joqeveritare Admovere, ka shpalosur disa nga gjetjet që i kanë realizuar nga disa intervista me bibliotekistët e fakulteteve dhe nga analiza e raportit të fundit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Sipas tij, këto gjetje janë shqetësuese, pasi bibliotekat kanë qenë të mangëta e disa prej tyre edhe të mbyllura.

“Bibliotekat e fakulteteve të UP-së, nuk kanë qenë të furnizuara me literatura bashkëkohore, të gjitha bibliotekat e fakulteteve të UP-së, së bashku i kanë pasur afro 122 mijë ekzemplarë, që i bie që i kanë pasur 2.5 libra për studentë. Sallat e leximeve të fakulteteve të UP-së i kanë pasur një ulëse për 50 studentë, bibliotekat e fakulteteve të UP-së nuk kanë pasur kompjuter, printer, skaner apo fotokopjues, madje disa prej tyre nuk kanë pasur as internet. Bibliotekat e fakulteteve të UP-së kanë qenë të mangëta sa i përket resurseve njerëzore, disa prej tyre nuk kanë pasur as bibliotekistë e për rrjedhojë ato kanë qenë edhe të mbyllura. Bibliotekat e UP-së i kanë regjistruar librat në Excel ose në librin amë, mënyra këto që tashme janë të tejkaluara, përjashtim atëherë ka bërë vetëm Fakulteti Juridik, i cili e ka pas një program mirëpo, edhe ai sipas gjetjeve tona të asokohe nuk ka qenë i plotë, gjithashtu ka pasur mungesë të madhe të librave online ”, tha ai.

Ai ka shtuar se të gjitha këto gjetje janë shqetësuese. Po ashtu, në vitin 2022 kanë bërë një përditësim se a ka ndryshuar gjendja diçka në këto biblioteka, mirëpo të gjitha vështirësitë që kanë qenë në vitin 2018, janë has edhe në vitin 2022.

Mimoza Ibrani, prorektore për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës tha se Universiteti i Prishtinës përmes donatorëve ndërkombëtare ka siguruar qasje në bibliotekën elektronike, abonim i cili është parapaguar për kohëzgjatjen 2021-2023, ndërsa ka shtuar se nëse krahasohet UP me universitetet e tjera ndërkombëtare, ka një buxhet shumë të limituar.

Ajo ka thënë se për t’i realizuar të gjitha këto duhet pasur mbështetje financiare.

“Në Universitetin e Prishtinës nuk ka ndodhë që ndonjë program i studimit mos akreditohet ose të mos t’iu vazhdohet akreditimi në mungesë të bibliotekës përkatëse… plotësohen kriteret minimale… UP-në nëse e krahasojmë me universitetet e tjera ndërkombëtare ka një buxhet shumë të limituar, kemi 31 mijë studentë dhe kemi një buxhet vjetor prej 32 milionë, më një matematikë të thjesht kalkulohet sa është kostoja për kokë të studentit dhe nëse e analizoni tash infrastrukturën universiteteve ndërkombëtare, lehtësisht e kuptueshme se jo vetëm që të kesh prioritet investimin në biblioteka elektronike por duhet të kesh edhe mbështetje financiare për të realizuar”, tha ajo.

Bukurije Haliti, koordinatore e Bibliotekës Qendrore Universitare, tha se janë tri projekte që janë mbështetur nga Ambasada Amerikane nëpërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, të hartuara në bashkëpunim me bibliotekën qendrore universitare të UP-së, e gjitha kjo të afektojë në gjithë sistemin e bibliotekave në Kosovë, projekti i rrjetit të bibliotekave të Kosovës, projekti i bibliotekës digjitale dhe projekti i programit kombëtar të arsimimit bibliotekar.

“Projekti krijimi i rrjetit të bibliotekave të Kosovës, i cili tashmë është në rrugë të mbarë për t’u implementuar, është projekt i cili do të shtrihet në të gjitha bibliotekat e Kosovës, si në bibliotekën kombëtare, universitare, publike, speciale, shkollore. Qëllimi i projektit që pas përfundimit, është të ndajë një sistem bibliotekar dhe të kenë një katalog të përbashkët, përkatësisht katalogun e përbashkët të bibliotekave të Kosovës. Duke funksionalizuar edhe huazimin ndërbiblotekar midis bibliotekave të vendit”, tha ajo./kp/

Gjithashtu lexoni:

MASH-i konstaton: Shkolla e vjetër e Nerovës nuk është në gjendje të mirë

Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

TAGGED: biblioteka, dakultetet, librat, materialet tjera
Kosova News 22/06/2022 22/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?