KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha zbulon se Serbia po strehon forca speciale ruse në Nish: I them Putinit të vogël, mos luaj me paqen në rajon
Rajon

Berisha zbulon se Serbia po strehon forca speciale ruse në Nish: I them Putinit të vogël, mos luaj me paqen në rajon

Kosova News
Kosova News 13:37 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se Serbia po strehon në Nish trupat speciale ruse të liderit çeçen, Kadirov.

Sipas Berishës, për këtë arsye, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk lejoi inspektimin e bazës ushtarake të Nishit nga NATO.

“Të dashur miq, presidenti i Serbomadhisë, ultranacionalisti i verbër Vuçiç, padroni i Edi Ramës, refuzoj lejimin e atasheve ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s të akredituar në Beograd të inspektojnë bazën ushtarake ruse në Nish dhe kazerma tjera të ushtrisë serbe në afërsi me Kosovën”, ka shkraur Berisha në Facebook.

Ai ka shtuar se “ky refuzim i pazakontë dëshmon se serbomadhi Vuçiç ka shndërruar bazën ruse të Nishit në një strofull të forcave speciale ruse dhe konkretisht të njësive te Kadirov.”

“Pak ditë më parë vetë Vuçiç duket për të maskuar këtë akt luftënxitës të Putinit, deklaroi papritur se më 31 korrik, një grup çeçenesh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov që përfshinte Ahmed Ruslanovich Bahayev, Idriz Arzasanov, H. A., dhe M. A., persona të lidhur me Xhabulat Suleimanov dhe Ahmed Zakaev kanë qëndruar në Kosovë, Mitrovicë,” sqaron Berisha.

“Ai nuk paraqiti asnjë fakt dokument për trillimin tij. Por pavarësisht nga kjo me deklaratën e tij çeçene Vuçiç provoj se në skenarin luftënxitës të Putinit dhe të tij në rajon, është parashikuar një rol edhe për repartet çeçene të Kadirovit të cilat me sa duket i ka strehuar në bazën ruse të Nishit, prandaj dhe ai nuk lejoi inspektimin e saj nga atashetë ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s”, ka thënë Berisha.

Berisha më tej dënon ashpër qëndrimin e rrezikshëm të Vuçiq, të cilin e konsideron si Putini i vogël.

“I them përsëri Putinit të vogël, mos luaj me paqen në rajon, hiq dorë nga projekti i ndezjes së bashku me Putinin të një konflikti në Ballkan se një fund më tragjik se sa ai i idhullit tënd Slobodan Millosheviç, të pret,” shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar

Raporti i PE-së, a do të bllokohet procesi integrues i Serbisë pas vizitës së Vuçiqit në Rusi?

Zhdukja e 29-vjeçarit në Klos pas shembjes së dheut, reagon sërish Ministria e Mbrojtjes

Kallas kritikon ashpër Vuçiqin për vizitën në Moskë

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në ShBA

TAGGED: Sali Berisha
Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e Komisionit për votim të fshehtë
10:16 -09/05/2025
Faton Peci: Albulena Haxhiu nuk është problem, LDK dje e tha se nuk votojmë kandidat të VV-së
09:51 -09/05/2025
Basha: Haxhiu përsëri kandidate, opozita është fut në rrugë pa krye
09:49 -09/05/2025
OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik
09:14 -09/05/2025
Tentim vrasje në Viti
09:11 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?