KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha: Yuri Kim më nderoi duke mos më ftuar në festën e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Rajon

Berisha: Yuri Kim më nderoi duke mos më ftuar në festën e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

Kosova News
Kosova News 23:45 -29/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

“Zonja Kim, duke mos më ftuar, më nderoi. Kjo për faktin se ajo, me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë, bashkë me Edi Ramën, dhe mafien e George Soros, më shumë se kushdo tjetër perceptimin dhe imazhin e shkëlqyer që kanë pasur shqiptarët për SHBA. U ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojeve. Figura si Edi Rama dhe Taulant Balla turpërojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Berisha.

Berisha, akuzoi qeverinë se po abuzon me krizën energjetike, duke vjedhur. Ai paralajmëroi Kryeministrin Rama që, nëse çmimi i energjisë rritet, atëherë do të ketë protesta masive.

“Nëse guxon të rrisësh çmimin për konsumatorin, do të përballesh me revoltën më të madhe popullore që ka njohur. U bëj thirrje qytetarëve të përgatiten me të gjitha mundësitë, ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka kundër jush, vetëm për të pasuruar veten, familjarët dhe rrethin e tij. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, përndryshe, PD do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ndonjë vend. Po tejkalohet çdo lloj limiti. Edhe tani po i zbrasin digat”, tha Berisha..

Ai tha se Shqipëria, vitin e fundit ka prodhuar 2 teravat energji më tepër seç konsumon. “Kryetemë e sotme e takimit me ju është kërcënimi që Edi Rama u bën qytetarëve shqiptarëve për ndërprerjet e energjisë dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët. Sipas tij, kjo do të ndodhë sepse çmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur në 600 euro dhe Gjermania ka ndërprerë ujin e ngrohtë në shkolla. Para se të komentoj këto deklarata të tij, dua të sqaroj shqiptarët se falë hyrjes në prodhim të kaskadës së Devollit, kaskadës së Fanit dhe mbi 50 HEC-eve të tjera, Shqipëria ka prodhuar në vitin 2021, rreh 90 terravat apo 8,9 terravat energji elektrike, prodhimi saj rekord që se ka pasur kurrë më parë. Pra, Shqipëria jo vetëm që nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport”, tha Berisha.

Në konferencën për shtyp të kësaj të premteje, kreu i PD, u pyet edhe për marrëdhëniet e tij me Ilir Metën, ish-presidentin, i cili tashmë është kryetar i Partisë së Lirisë. Berisha u shpreh se do të ketë një bashkërendim të fuqishëm opozitar, ndërsa theksoi se takimet janë të mundshme në çdo kohë.

“Me Metën jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe besoj se edhe kur ai ishte president, kryetarja e partisë ishte në protestë me frontin e shpëtimit të vendit. Takimet janë të mundshme në çdo kohë. Do të ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partine e Lirisë”, tha Berisha.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Nga e hëna nis zbatimi i projektit të banimit social

Pacolli: 37 milionë euro për zhvillimin e balancuar të territorit

Ngacmoi seksualisht një grua dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i dyshuari

Arrestohen tre persona në Leposaviq, dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari

Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?