KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha: Vuçiq po luan me zjarrin, po bën thirrje luftënxitëse
Siguri

Berisha: Vuçiq po luan me zjarrin, po bën thirrje luftënxitëse

Kosova News
Kosova News 21:45 -10/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është duke luajtur me zjarrin.

Sipas Berishës, thirrja e Vuçiqit për vendosjen e forcave serbe në Kosovë është një thirrje që nxitë luftë.

“E gjithë kjo veprimtari subversive, kriminale e Beogradit ndaj Kosovës udhëhiqet direkt nga serbomadhi Aleksander Vuçiç apo Putini i vogël i cili ka shndërruar Serbinë, sot me shumë se kurrë, në Rusi të vogël në prapavijë shumë të rrezikshme të Rusisë në mbështetje të agresionit të saj barbar ndaj Ukrainës dhe ambicieve të Putinit në Ballkan” deklaroi Berisha.

Ky është postimi i plotë i tij:

Serbomadhi Aleksander Vuçiç po luan me zjarrin!

Deklarimi i tij për futjen e 1 mijë ushtarëve serb ne Kosovë është thirrje luftënxitëse.

Të dashur miq, Presidenti i Serbomadhisë, Putini i vogël, po i bie këto kohë brirëve të konfliktit të ri në rajon. Paramilitar, forca speciale e tij dhe banda kriminale me mercenarët e Wagner po bëjnë gjithçka të destabilizojnë veriun e Republikës së Kosovës. Çdo natë vendosin eksplozive, shkrepin breshëri kundër forcave të Policisë së Kosovës që sigurojnë rendin, jetën dhe veprimtarinë normale të banorvë të zonave të Veriut të Kosovës. Këta kriminelë kanë plagosur me armë zjarri anëtarë në detyrë të forvave policore të Kosovës, bllokojnë rrugë dhe djegin makina. E gjithë kjo veprimtari subversive, kriminale e Beogradit ndaj Kosovës udhëhiqet direkt nga serbomadhi Aleksander Vuçiç apo Putini i vogël i cili ka shndërruar Serbinë, sot me shumë se kurrë, në Rusi të vogël në prapavijë shumë të rrezikshme të Rusisë në mbështetje të agresionit të saj barbar ndaj Ukrainës dhe ambicieve të Putinit në Ballkan. Këto ditë Aleksander Vuçiç, vendi i të cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues dirket i genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë. Në këto deklerata luftënxitëse ai mbeshtet jo vetem nga padroni i tij në Kremlin, por edhe nga vasali i tij në Tiranë, Edi Rama i cili është një armik i vërtetë i kombit shqiptar dhe mbrojtes i shpifur i qëndrimit të padronit të tij ndaj Rusisë.Duke mbeshtetur në emër te Partisë Demokratike, fuqimisht, autoritet e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, dënoj me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e presidentit të serbomadhisë Vuçiç për të ndezur flakët e nje konflikti të ri në rajon. Gjithashtu i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos atë sa me shpejt para Gjykatës dhe ligjit ndërkombëtar për genocid dhe krime lufte si kusht themelor që të vendoset paqe e qëndrueshme në rajonin tonë.

Gjithashtu lexoni:

FSK-ja merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight”

Arrestohen tre persona, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milion euro

Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Kosova News 10/12/2022 10/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 25°
58%
Fri
24 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C

Lajmet e Fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight”
22:29 -17/07/2026
Serwer: Nëse Vuçiqi nuk do të pajtohej me Paunoviqin, ai do ta shkarkonte atë
22:28 -17/07/2026
Arrestohen tre persona, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milion euro
21:53 -17/07/2026
Eurodeputeti gjerman Gahler: Pres që ministrja serbe Paunoviq të shkarkohet
21:49 -17/07/2026
Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?